Komisioni i Rithemelimit i PD- së nuk ndalet, ja çfarë është njoftuar për orën 18.00 të ditës së sotme…

Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe Sali Berisha kanë njoftuar mbajtjen e një konference për mediat pasditen e të shtunës.

Mësohet se konferenca për media do të mbahet në orën 18:00.


Lajmërimi vjen pak pasi ish kryeministri Sali Berisha njoftoi përfundimin e protestës pas tre orë dhunë e kaos në selinë e PD.

U desh ndërhyrja e Policisë për të shpërndarë turmën e protestuesve që mbështetësit e Berishës të largohen duke lënë pas dëme të shumta në godinën e PD.