
Ulsi Manja i është përgjigjur Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, e cila në një reagim pak më parë deklaroi se kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilit i mbaron sot mandati, duhet të qëndrojë në detyrë deri sa ta shkarkojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në Komisionin e Ligjeve, ku temë diskutimi është pikërisht zgjedhja e kryeprokurorit të ri, Manja tha se deri në krijimin e KLP duhet zgjedhur një kryeprokuror i përkohshëm, duke sqaruar se Llalla mbyll sot detyrën. Kreu i komisionit, Ulsi Manja, i bëri thirrje opozitës të lërë emocionet politike mënjanë për të zhvilluar një debat të pastër dhe juridik.
“Nuk duam konflikte me opoziten. Emocionet politike ti leme menjane. Te bejme debat te paster dhe juridik. Nuk duam zgjidhje të njëanshme. Nuk është parashikuar zgjatja e mandatit të kryeprokurorit, Llallës i mbaron sot mandati 5-vjeçar. Deri në krijimin e KLP detyrën e kryeprokurorit ta ushtrojë përkohësisht një prokuror me eksperiencë. Sot do të përcaktohen procedurat për kryeprokurorin e ri të përkohshëm”, tha Manja.
Relatori i çështjes nga PS, Çuçi: Kuvendi gjendet në një situatë juridike që duhet brenda 30 ditëve të çaktojë një prokuror për të kryer funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm. Nuk është as emërim, por caktim për kryerjen e prokurorit të Përgjithshëm derisa të krijohen organet kushtetuese që kanë të drejtë për të emëruar prokurorin e ri. Ne si komision në bazë të nenit 111, pika 7, të rregullores së Kuvendit jemi mbledhur për të miratuar një projekt vendim për miratimin e procedurës për emërimin e prokurorit të përkohshëm.
Duhet të plotësojmë kriteret që prokurorin e ri që do të ushtrojë detyrën deri në emërimin e prokurorit të ri dhe për analogji sikur kemi bërë edhe me institucionet e tjera, miraton një vendim për procesin. Këtë duhet ta bëjmë brenda 30 ditëve, që duhet të marrë vendimin. Duke qenë se ka edhe pushime zyrtare për shkak të festave, do të doja që ky projekt vendim të bëhet sa më shpejt në mënyrë që të garantohet e gjithë trupa e prokurorëve, rreth 400 që të shprehin interesin.
Projektvendimi është ky; për caktimin e prokurorit të përkohshëm, komisioni i Ligjeve pasi u njoh me memon e Kuvendit, pasi konstatoi që KLP nuk është krijuar ende çka na çon te dispozitat transitore, vendosi: Miratimin e procedurës së prokurorit të ri. Komisioni i Ligjeve bën shpalljen e vakancës dhe fton prokurorët që përmbushin kushtet që brenda 5 ditëve të depozitojnë CV. Brenda 5 ditëve do të jetë seanca dëgjimore.
Projekt/ Vendimi i hartuar nga PS;
1. Miratim procedure per prokuror te perkohshem
A. Komisioni i Ligjeve ben shpalljen publike vakante dhe fton prokuroret qe permbushin kriteret ligjore brenda 5 ditesh te depozitojne CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listen dhe ben seanca degjimore
C. Brenda dy ditesh pas degjeses komisioni rendit kandidatet dhe ja dergon seances plenare
Ç. Kuvendi voton per caktimin e pronorit te pergjithshem te perkohshem.
2. Hyn ne fuqi menjehere
Deputeti i PS, Eduard Halimi: Jeni kundër Sekretarit të Përgjithshëm që dje tha se duhen 84 vota për emërimin e kryeprokurorit. Askush nuk e kishte menduar që pas 3 vitesh PS do të shpikte Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm për punët tuaja. Jemi përplasur dhe në Komisionin e Venecias për Prokurorin e Përgjithshëm. Komisioni i Venecias i tha qartë: Prokurori i Përgjithshëm nuk do të emërohet nga partitë politike.