Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Komisioneri Hahn “flake per flake” Rames: Jo presion politik mbi mediat, profesioniste te BE kontribut…

ShkodraWeb 5 years ago

Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, e ke cilësuar lirinë e medias një element mjaft të rëndësishëm për vendet aspirante për në BE, duke shtuar se liria e shprehjes është vlerë themelore në BE. Duke folur në Konferencë që po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Medias në vendin tonë, Hahn iu bëri thirrje gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të bëjnë të pamundurën për të shmangur vështirësitë e shumta me të cilat përballn mediat.

“Ju ftoj në mbrëmje për një diskutim rreth kulturës. Do ishte tepër emocionuese edhe për ne. Një konferencë e tillë është në lidhje me qasje e BE, për t’iu përgjigjur çështjeve në lidhje me mediat. Çështja e gazetarisë qëndron mes shoqërisë, në mjedisin shoqëror, nuk duhet të konsiderojmë vetëm një aspekt për këtë çështje. Kemi bashkëpunuar për çështjen e medias dhe kemi bërë gjithçka të munduar për të mundësuar këtë forum. Të japim idetë tona në një format të ri. Jam përkushtuar shumë në lidhje me këtë çështje. Nuk është thjesht fakti për të pasur një ide, por t’i zbatojmë këto ide, kjo është më e rëndësishmja, t’i bëjmë ato realitet. Kemi ecur përpara teksa po diskutojmë lidhur me këtë çështje. Çështja e medias nuk mund të mendohet në mënyrë të izoluar, është sektor tepër i rëndësishëm për të praktikuar lirinë e shprehjes. Duhet t’i hedhim një vështrim disa çështjeve të lidhura me median, si tregu i reklamimit, ndryshimet drastike që kanë ndodhur, një fenomen botëror ky.  Kjo i përket dhe Ballkanit Perëndimor, për të cilin është konferenca jonë. Duhet të marrim parasysh dhe presionin politik, të jemi më realist, në mënyrë që të kemi zgjidhje lidhur me çështjet e medias. Qëllimi i konferencës është që të shihet përpara për sa i përket lirisë së medias. Është e rëndësishme jo vetëm për Brukselin, por mbi të gjitha për Ballkanin Perëndimor. Liria e medias do jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, liria e shprehjes është vlerë themelore në BE dhe kjo është mjaft e rëndësishme edhe për vendet aspirante për në BE”, tha Komisioneri Hahn.

Më tej, zyrtari i lartë i BE deklaroi se do të ketë profesionistë nga Bashkimi Evropian, që do të japin kontributin e tyre mbi vështirësitë me të cilat përballet media në Ballkanin Perëndimor.

“Kemi parë keqpërdorim të informacionit gjatë raportimeve, duhet të ketë një raportim të pavarur, pra anshmëria politike është vënë re në gazetari. Politika është përgjegjëse për garantimin e lirisë së medias, si dhe duhet t’iu krijojnë kushte gazetarëve. Ne po i adresojmë vazhdimisht këto çështje në BE. Media duhet të jetë e përgjegjshme, e paanshme, pasi përbën një rol mjaft të rëndësishëm. Media përballet me vështirësi të shumta në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe të gjithë liderët duhet të bëjnë të pamundurën për ta përmirësuar këtë situatë. Edhe bizneset investojnë në media. Gazetarët e vërtetë ka raste që vihen në sfidë nga lajme të rreme dhe kjo ndikon negativisht në informacion, pra ndodh që kemi manipulim të informacionit. Do ketë profesionistë të medias nga BE që do të japin kontributin e tyre për këtë çështje”, shtoi më tej Hahn. /shqiptarja.com/

Continue Reading

LAJM PARA: Gruaja qe u masakrua nga burri ne sy te djalit 8- vjecar, do divorcohej nga bashkeshorti
LAJM PAS: Lirohet nga Krimet e Renda shkodrani, u akuzua per akte terroriste gjate ndeshjes me Izraelin ne Shkoder

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

2 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • “Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

TË FUNDIT

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

2 hours ago
Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…
  • Aktualitet

Projekti i rrugës Muriqan- Lezhë, Bashkia Shkodër fton të interesuarit në prezantimin e tij…

3 hours ago
Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…
  • Aktualitet

Operacioni “Skema”, policia e Shkodrës prangos dy të rinj, mashtronin me shit- blerjen e makinave luksoze…

3 hours ago
“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër
  • Kryesore

“Nuk do të mbështesim kandidatin Spahia”, flet Xhevdet Amuli: Strukturat e PD do të mbështesin listën tonë të këshillit bashkiak Shkodër

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.