Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

KOMENTI/ Ka zgjedhje lokale, ka edhe Superligë, dihet kush vlen…!

ShkodraWeb 6 April, 2019
partizani luftëtari kqz

Që Partizani të mundet tri herë nga Luftëtari, madje një herë në Elbasan, një herë në Gjirokastër, dhe një herë në Tiranë, mund të ndodhë vetëm nëpër filmat më shumë se fantastiko-shkencorë.

Dikush mund të thotë se edhe Reali është mundur disa herë 0-3 nga CSKA-ja e Moskës, Eibari apo Sevilja, si dhe 1-4 në “Bernabeu” nga Ajaksi, por këta duhet të shohin një herë sesa shumë mbushen stadiumet në Spanjë, dhe sa në Shqipëri, për të kuptuar se cili futboll bie më shumë erë.

Luftëtari pra fitoi 3-1 në kryeqytet, në një ndeshje që për Partizanin nuk ishte as “ujë i ngrohtë”, as “ujë i ftohtë”. Për ujë të ftohtë u bënë vetëm tifozët që shpërthyen në rrjetet sociale me të gjithë komentet e mundshme.

“E shitët për një thes me fasule”, ishte një koment”. “Turp, e shitët”, ishte një tjetër fare shkurt. “Filloi spektakli tani”, vazhdon një tjetër tifoz i Partizanit, “paska bërë lekë sot Partizani, bravo”, – vazhdon një me inicialet EK.

Humbja nuk i bëri asnjë të keqe Partizanit, pasi ndodhet i shkëputur nga Kukësi, që gjithashtu, si për koincidencë, u mund në fushën e Kastriotit, dhe gjeti fajtor Ramdan Ndreun që nuk u ngrit asnjë herë nga stoli.

Në gjithë këtë “histori serioze”, gjëja më fatkeqe ishte humbja e Tiranës në Vlorë, ndoshta në të vetmen ndeshje që pati emocione. Skuadra e trajnerit Ardian Mema, papritur nuk është më ajo e mëparshmja, duke humbur sërish penallti, ashtu si ndaj Laçit, e duke qenë tani vetëm 3 pikë mbi Kastriotin. Flamurtari, papritur e sheh veten në luftë për në Europë, edhe pse është “për ibret” me pagat.

Këtë verë (besohet) do të ketë zgjedhje vendore, dhe siç e dimë të gjithë, futbolli është gjithashtu “levë” e partive. Të vetmet skuadra që nuk japin vota majtas e djathtas janë Tirana e Partizani, dhe prandaj tiranasit me shumë gjasë rrezikojnë më shumë se të gjithë, që të bien nga kategoria. /Nga Bledar KUKA, gazetar/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO+ FOTO/ Reagimet me 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit nga Italia të Shqipërisë- si e pasqyroi propaganda…
Artikull pasardhës: ANALIZA/ “Basha të gënjen dhe për orën, ndërsa Rama po luan një lojë djallëzore…”

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.