Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

KOMENT/ Grabitja e 10 milion euro tregoi se Zoti i do shumë shqiptarët por…deri kur?!

ShkodraWeb 10 April, 2019
austrian airlines tia

Filloi me 2 milion, u bënë 3 më pas 8 por nuk kaluan 10 milion euro. Kaq është shuma maksimale që qarkullon jozyrtarisht. Për sa kohë policia, TIA apo vetë bankat e dëmtuara nuk do të deklarojnë dëmin që iu shkaktua nga grabitja në Rinas në “barkun” e avionit “Austrian Airlines”.

Nuk ishte hera e parë që ndodhte dhe fatkeqësisht, duhet thënë se vështirë të jetë e fundit. Sepse ka ndodhur disa herë në Rinas apo në rrugën drejt Rinasit, madje edhe brenda perimetrit të zonës që mund të konsiderohet (teorikisht) më e sigurta në vend. Aq më shumë kur do të kemi jo një por tre perimetra pët të garantuar, veç Tiranës, edhe në Kukës dhe Vlorë.

Sot, kur është mësuar se ka vetëm një viktimë dhe nga rradhët e grabitësve, të gjithë komentojnë shumën e parave, gjetjen e tyre dhe pjestarëve të bandës. Sipas gjasave, nuk do të gjenden, ashtu siç edhe paratë që edhe në grabitjet e tjera, nuk u gjetën kurrë.

Po flitet edhe për sigurinë. Policia e Ministri i Brendshëm ia hedhin fajin konçesionarit kinez të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës- TIA. Nga ana tjetër, TIA thotë se ka zbatuar të gjitha procedurat e sigurisë, duke nxjerrë gënjeshtar edhe vetë ministrin Lleshaj me deklaratat e tij.

Sot po flitet për marrje nën kontroll nga ushtria të sigurisë së TIA-s. Presidenti e quan cënim serioz të sigurisë kombëtare. E në fakt, në një vend normal kështu duhet të jetë. Pak para grabistjes spektakolare- tragjike, në Rinas u ul me avion Ilir Meta dhe iku nga Shqipëria po përmes ajrit Edi Rama.

Kompania “Austrian Airlines” ka thënë se nuk do të lejojë më transport të vlerave monetare me avionët e saj nga Rinasi. Situata duket drejt përmirësimit të pashmangshëm, për kushtet e sigurisë e për minimizimin e riskut, meqenëse të paktën një kompani, sipas gjasave edhe të tjera, nuk do të sjellin apo nxjerrin vlera të mëdha monetare nga Shqipëria përmes Rinasit.

Çdo e keqe e ka një të mirë, thotë populli. Edhe grabitja në Rinas e 10 milionëve, e ka një. Për të disatën herë, nga Rinasi apo rrethinat e tij vjen lajmi i mirë se Zoti i do shumë shqiptarët. Duket si lojë fjalësh, por pikërisht nga vendi ku të paktën përkohësisht ngjitemi drej qiellit, vjen rikonfirmimi për dashurinë e pamatë të Zotit për racën tonë.

Mund të kenë humbur dhjetra- qindra miliona euro apo dollarë nga grabitjet, por asnjë shqiptar nuk është cënuar, dhunuar, plagosur apo vrarë nga autorët jo të paktë të veprave. E mos harroni, vetëm në rastin e fundit, të hipur në avion gati për nisje, kanë qenë të paktën 160 pasagjerë, vetëm disa metra larg 4 grabitësve.

Nga ana tjetër, pavarësisht se jemi shtet i NATO-s, në zemër të Europës dhe ku shteti nga feja është e ndarë me ligj, mesa duket askush nga ata të tmerrojnë Europën e Botën, nuk i shohin lajmet tona ose nuk u kap antena valët e mediave shqiptare. Urojmë që as kësaj here, pavarësisht se grabitja është më spektakolare, ata që kanë mbetur nga ISIS, të mos shohin lajme…

A nuk na do Zoti shumë ne shqiptarëve…?! /Shënim i ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Erkand Qerimaj renditet i dyti në Baterinë B të Kampionatit Europian të Peshëngritjes…
Artikull pasardhës: EMRAT/ Mësohet identiteti i dy grave që humbën jetën në Kryebushat të Shkodrës ku u përplasen dy makina…

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.