Është bërë e ditur lista e kombëtares U-21 për sa i përket ndeshjeve miqesore. Përkatësisht kuqezinjtë e vegjël do të luajnë në 28 maj, ora 19:00, në “Elbasan Arena” me moshatarët e Bosnjes dhe më pas ndeshja dyshe me Bjellorisunë.
Njëra në datën 5 qershor dhe tjetra në datën 8 qershor. Orari dhe vendi ngelet i njejtë. Trajneri Alban Bushi ka thirrur lojtarë nga kampionati vendas por lista është më e gjatë me futbollistët që luajnë jashtë.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne listen prej 22 futbollistesh te grumbulluar kete here, ashtu si tek kombetarja e madhe, edhe ketu bejne pjese 4 shkodrane, por vetëm njëri që luan aktualisht me Vllazninë.
Numri i tyre ne fakt mund te kishte qene edhe me i madh sepse çuditerisht kete here nuk eshte thirrur portieri Alen Sherri por eshte grumbulluar Dramolli i Bylisit.
Gjithsesi, pjese e kombetares U-21 eshte mesfushori i Vllaznise Ardit Krymi. Po ashtu, edhe mbrojtesi i majte Senad Hysenaj i cili qe nga janari siç dihet tashme eshte pjese e Partizanit.
Nga ana tjeter, grumbullohet Rubin Hebaj qe me Domzhale ne Slloveni ka bere paraqitje te mira ne ndeshjet e fundit, madje duke shenuar edhe gola.
Por surprize duket ftesa per grumbullim e mesfushorit shkodran qe luan me ekipin Mouscron ne Belgjike, Sebastian Spahiu.
Ky i fundit ndonese 19 vjeç po luan me shume sukses ne Superligen e ketij vendi, aty ku tashme do te luaje edhe shkodrani tjeter Sindrit Guri.
Këto janë ndeshjet miqësore që Shqipëria U-21 do të zhvillojë:
Shqipëri U-21 vs Bosnje & Hercegovinë U-21 , dt 28 maj ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Shqipëri U-21 vs Bjellorusi U-21, dt 5 qershor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Shqipëri U-21 vs Bjellorusi U-21. 8 qershor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Ja lista e plotë e kombetares U-21 per grumbullimin e rradhes: