
U luajt në “Loro Boriçi” takimi i dytë miqësor mes 19-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Ashtu si në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, edhe në këtë takim, Shqipëria e drejtuar nga Erjon Bogdani triumfoi me rezultatin 2-1.
Në minutën e 39-të, Pasha kaloi në avantazh kuqezinjtë e vegjël, me një skemë fantastike “alla De Biazi”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Shqipërisë. Në minutën e 55-të, Limani barazoi shifrat, pas një gabimi në mesfushë të kapitenit Rama. Nuk zgjati shumë baraspesha, pasi Nezha në minutën e 79-të nga pika e bardhë e penalltisë, kaloi përsëri në avantazh skuadrën e Bogdanit.