Kombëtarja e Shqipërisë në boks ndryshon qendrim pas moslejimit të Kombëtares Kosovës të hyjë në Serbi për Botërorin

Serbia ia mbylli perfundimisht deren kombetares kosovare te boksit duke mos e lejuar te hynte ne territorin e saj per te marre pjese ne Kampionatin Boteror qe po zhvillohet atje.

Nje vendim i tille vuri ne dyshim edhe pjesmarrjen e kombetares shqiptare e cila ne shenje proteste u beri te ditur organizatoreve se nese “Kosova nuk lejohet te marre pjese, do te largohet edhe ajo nga Boterori”.

Megjithate ne fund vendimi eshte ndryshuar. Ka qene trajneri i kombetares tone Zef Gjoni qe ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” nga Beogradi do te shprehej:

“Nje situate aspak e kendshme dhe si rrjedhoje ishim te vendosur per te mos marre pjese ne Boteror, duke u solidarizuar me kombetaren kosovare. Por kemi patur shume nderhyrje, si nga Komiteti Olimpik i Kosoves, Federata e Boksit e saj, e po ashtu edhe nga presidenti i Federates tone Florend Kalivopulli.


Mbas shume telefonatash e bisedimesh vendosem qe te vazhdojme pjesmarrjen tone ne kete eveniment te rendesishem sepse ishte ne te mire te te gjitha paleve. Federata jone do te ndeshkohej nga nje veprim i tille dhe po ashtu, nuk do t’i bente mire as Federates se Kosoves.

Per kete arsye, kemi marre pjese ne peshime bashke me 4 boksieret tane dhe tani do te perqendrohemi tek pjesmarrja ne Boteror duke shpresuar te bejme nje paraqitje sa me te mire”.

Shqiperia merr pjese ne kete eveniment te rendesishem me boksieret Arjon Kajoshi, Alban Beqiri, Indrit Laçi dhe Nelson Hysa, ndersa qe ne krye te tij jane trajneret Zef Gjoni e Renato Kurti.

Open

Close