
Ekipi Kombetar i Gjimnastikës së Shqipërisë triumfon në garën ndërkombëtare të gjimnastikës artistike të zhvilluar ditën e sotme në Pesaro, Itali.
Ekipi Kombëtar i përbërë prej 8 gjimnastes, Hana Leka, Hera Mustafa, Amatia Lleshi, Nadia Daci, Maria Zefi, Viktoria Simoni, Nil Elbasani dhe Merili Islami, të shoqëruar nga trajneri Izmir Kashi dhe sekretarja e përgjithshme e Federates zj. Eliriana Karaj.
“International Women’s Artistic Gymnastics Tournament” është organizuar nga Confsport Italia me të cilën prej 3 vitesh Federata tashmë ka një marrëveshje bashkëpunimi. Presidenti z. Borroni i dorëzoi kupen ekipit tonë, i cili ishte dhe ekipi triumfues në këtë turne, duke marrë vendin e parë.
Rezultatet individuale:
Kategoria Kids
Amatia Lleshi-vendi i parë
Nadia Daci- vendi i dytë
Hana Leka-vendi i tretë
Ushtrime të lira
Nadia Daci- vendi i parë
Amatia Lleshi-vendi i dytë
Hana Leka-vendi i tretë
Kërcime
Amatia Lleshi- vendi i parë
Paralele
Nadia Daci- vendi i parë
Amatia Lleshi-vendi i tretë
Tra ekuilibri
Amatia Lleshi-vendi i parë
Hana Leka-vendi i dytë
Hera Mustafa-vendi i tretë
Kategoria youth
Viktoria Simoni-vendi i tretë
Maria Zefi-vendi i tretë
Ushtrime të lira
Maria Zefi-vendi i parë
Viktoria Simoni- vendi i dytë
Kërcime
Maria Zefi-vendi i parë
Tra
Viktoria Simoni-vendi i parë
Kategoria Junior
Merrily Islami-vendi i dytë
Kërcime
Merili Islami-vendi i parë
Ushtrime të lira
Merili Islami- vendi i tretë




