Kombëtarja e femrave mundet në “shtëpi”, skocezet “manita” vajzave shqiptare…

Në “Elbasan Arena” u zhvillua sfida e vlefshme për kualifikueset e Europianit të femrave midis kombëtareve të Shqipërisë dhe Skocisë e mbyllur me fitoren e skocezeve me rezultatin 0-5. Kjo është sfida e 4 për vajzat kuqezi në këto eliminatore ku deri tani kanë katër humbje.

Duhet theksuar kjo është sfida e parë e trajnerit Armir Grima, pas rikthimit në postin e trajnerit, në Kombëtaren e femrave kuq e zi. Ndërsa duket se kombëtaret e femrave janë ende shumë larg pritshmërive, ndonëse kanë disa vite që marrin pjesë në kompeticione zyrtare. Për to duket se deri më tani ka “mjaftuar thjesht pjesëmarrja”!


Shqipëri – Skoci 0-5

15′ Emslai, 24′ Ros, 59′ Kutbert, 64′ Godfrey, 77′ Murrei

DONATE - Mbështet ShkodraWeb Media në misionin e vet! - DHURO

Formacionet:

Shqipëria: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Bajraktari, Hila, Morina, Franja, Rrahmani, Doçi, Krasniqi, Bajramaj. Trajner. Armir Grima

Skocia: Aleksander, Evans, Godfrei, Korsi, Miçell, Krishton, Kutbert, Ueir, Hanson, Ros, Emslai. Trajnere: Mishell Kerr

 ABCOM ║ VODAFONE