Natën e kaluar, në një aksident fatal ka humbur jetën 49- vjeçari Kujtim Krosi, efektiv i MZSH-së Shkodër. Lajmi i papritur ka tronditur kolegët e tij të cilët kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale duke publikuar foto e shprehur trishtimin e hidhërimin për largimin e papritur nga jeta të kolegut.
Agron Dibra, drejtori i MZSHsë Shkodër shkruan në Facebook:
“Me hidherim te thelle sot morem lajmin e ndarjes nga kjo jete e shokut tone KUJTIM KROSI . Shume beteja ne jete i kalove por kete te fundit jo. Ne memorjen time dhe e te gjithe efektivit zjarrfikes Shkoder do te mbetesh nje mik i mire , nje familjar i jashtzakonshem , nje zjarrfikes i perkryer. Pushofsh ne paqe miku jone.”.
Edhe në faqen zyrtare të Zjarrfikësve të Shkodrës, nuk ka munguar shprehja e dhimbjes por edhe vlerësimet për ish- kolegun tashmë:
“?Me hidherim te thelle sot morem lajmin e ndarjes nga kjo jete e shokut tone KUJTIM KROSI . Shume beteja ne jete i kalove por kete te fundit jo. Ne memorjen time dhe e te gjithe efektivit zjarrfikes Shkoder do te mbetesh nje mik i mire , nje familjar i jashtzakonshem , nje zjarrfikes i perkryer. Pushofsh ne paqe miku jone.???”.
Edhe kolegë ti tij, të cilët ndanë punën jo të lehtë rë zjarrëfikësit, flasin me dhimbje për lajmin e trishtuar:
“Me hidhërim të thellë lajmroj ndarjen nga jeta te shokut Kujtim Krosi mora vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të kolegut tim . Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë dhe kolegët. U prefsh në paqe”.
Mësohet, se edhe në lamtumirën e fundit për kolegun, të gjithë punonjësit e MZSH Shkodër do të jenë të pranishëm në shenjë respekti e vlerësimi për të ndjerin por edhe si mbështetje për familjen e të afërmit e efektivit zjarrëfikës Kujtim Krosi. /ShkodraWeb/