
Ka ulur siparin KOKO Fest, Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në Koçrë, i cili ka krijuar tashmë një traditë me edicionin e 9- të të tij. Teatri “Migjeni” u prezantua me shfaqjen “Gjaja” me reghi të Altin Basha.
Në fund të konkurrimit, teatri i Shkodrës ka “rrëmbyer” dy çmime mjaft të rëndësishme. Altin Basha mori çmimim si regjia më e mirë ndërsa aktorja Krist Lleshi si aktorja protagoniste më e mirë e festivalit.

Juria e festivalit përbëhej nga emra të mirënjohur të skenës e ekranit si Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Olta Daku dhe Lirak Çelaj. Çmimet që juria e festivalit akordoi janë si më poshtë:
▪︎Aktori protagonist më i mirë Hervin Çuli
▪︎Regjia më e mirë Altin Basha “Gjaja”
▪︎Shfaqja më e mirë në Koko Fest “Jashtë bie borë”
▪︎Aktori i ri më i mirë Ermir Hoxhaj, shfaqja “Pak Pakt”
▪︎Skenografia më e mirë Beqo Nanaj, shfaqja “Tregtari i Venedikut”
▪︎Çmimi i karrierës Niko Kanxheri dhe Rojmonda Bulku
▪︎Artisti i ri më i mirë në dramaturgji dhe regji “Ledian Gjeci”
▪︎Aktori jo protagonist më i mirë Mehmet Xhelili, shfaqja “Pak Pakt”
▪︎Aktorja jo protagoniste më e mirë Suela Bako, shfaqja “Te prezantoj Babain”.
▪︎Aktorja protagoniste më e mirë Krist Lleshi “Gjaja”.
Kështu, teatri “Migjeni” dhe trupa e tij marrin suksesin e radhës, në vazhdën e çmimeve që nuk kanë munguar thuajse në asnjë event apo festival ku ka marrë pjesë. Urime e Suksese! /ShkodraWeb/




