Në një deklaratë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh kreut të qeverisë, Edi Ramës.
“Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.
Dashuri dhe qetësi me krminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve. E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo.
Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesave të saj për një qeveri tranzitore, ndërsa shtoi se marrëveshja e firmosur pak ditë më parë më PD dhe aleatët, është një marrëveshje që ka bërë bashkë 60% të votuesve.
“Faktorit ndërkombëtare ia kemi bërë të qartë dhe jemi të palëkundur në kërkesat tona. Sa i takon angazhimeve tona, të LSI, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri-tjetrin, do të jetë e pandalshme, jo për takime e mitingje, por për tu takuar me njerëzit.
Njerëzit e LSI duhet të zgjohen, jo për ta bindur njëri-tjetrin, por të takojnë njerëzit, që nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverise dhe se çafër kanë bërë. Roli i LSI me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në BE, vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për lirinë e mediave, e kështu me radhe”, u shpreh kryetarja e LSI.
“Ne do të marrim vendim edhe për mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI. Pas zgjedhjeve parlamentare, që do të jenë shumë shpejt, meqë kishte merakun e fallit Edi Rama. Çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futet në procesin “një anëtar një votë” për zgjedhjen jo vetëm të kandidatëve për deputetë, por edhe për këshillat bashkiakë”, u shpreh më tej ajo.