
Kapja e Nikolas Maduro, bie ekzaktësisht 35 vite pas arrestimit në Panama të Manuel Noriega. Noriega iu dorëzua autoriteteve amerikane me 3 janar 1990, pasi presidenti i atëhershëm i SHBA George H. W. Bush kishte urdhëruar pushtimin e vendit në 1989, duke detyruar Noriegën të kërkonte strehim në ambasadën e Vatikanit.
I ashtëquajtur “Fytyrë Ananasi” (Cara de piña) për shkak të fytyrës të mbushur me vraga (akne), Noriega u mbështet fillimisht nga SHBA nga vitet ’50 deri në 1986, ndërsa nga 1987 qarkullonin akuza kundër tij për tregëti droge.
Kështë, përfundoi i gjendur në konflikt me Shtetet e Bashkuara të George H. W. Bush që vendosi pushtimin e Panamasë në dhjetor të 1989, në atë kohë Noriega u fut në Nunciaturën Apostolike. Në 1990, ekzaktësisht me 3 janar, iu dorëzua amerikanëve dhe në 1992, u procedua penalisht dhe u dënua me 40 vite burg për shpërdarje droge dhe dhurim të të drejtave të njeriut. /ShkodraWeb/




