Klubi kuqeblu ka edhe dy përforcime për ndeshjen me Laçin, Vllaznia fton tifozët për mbështetje…

Përditësimi i fundit I Last update

Vllaznia e nisi me këmbë të mbarë vitin e ri teksa në ndeshjen e së martës ia doli të merrte tre pikët e plota në “Loro Boriçci”, pasi mundi mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Flamurtarin. Sakaq, të shtunën kuqeblutë kanë sërish një sfidë shtëpiake dhe përballë tyre do jetë Laçi.

Edhe kurbinasit vijnë nga një fitore e janë të motivuar për të marrë maksimumin. Kështu, klubi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve teksa i ka ftuar ta mbushin stadiumin duke publikuar edhe çmimet e biletave. Çmimet janë ato të zakonshmet, ndërsa shitja e tyre fillon sot. Por, më e rëndësishmja për shkodranët dhe trajnerin Mirsad Jonuz në këtë sfidë, është rikthimi në dispozicion i mesfushorit Krymi që mungoi në sfidën e parë të vitit për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.


Ndërkohë, i gatshëm do jetë edhe afrimi i merkatos së janarit, Eugeniu Sidorenko. Sulmuesi nuk mundi të kontribuonte në ndeshjen ndaj Flamurtarit pasi nuk kishte marrë dokumentet nga klubi me të cilin është aktivizuar më parë si edhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë. Megjithatë, procedurat kanë përfunduar dhe moldavi do jetë një “armë” më shumë për Vllazninë nga ndeshja e kësaj fundjave.

 ABCOM ║ VODAFONE