Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Klubi gaboi me Brdariçin…”. ish-kapiteni kuqeblu Elvin Beqiri analizon Vllazninë e këtij sezoni…

ShkodraWeb 1 year ago

Ish-kapiteni dhe mbrojtësi i Vllaznisë dhe i ekip it tonë përfaqësues, Elvin Beqiri, për “Panorama Sport” ka folur rreth situatës që po kalon Vllaznia. Ai e quan dështim nëse skuadra shkodrane nuk arrin në fund të sezonit që të marrë pjesë në Ligën e Konferencës.

Ish-kapiteni, i cili aktualisht drejton skuadrën e Tërbunit, e ka quajtur të papërshtatshëm dhe të nxituar largimin e trajnerit Toms Brdariç. Gjithsesi, Beqiri shpreson se ekipi do të dijë ta kalojë këtë ngërç psikologjik, ku me qetësi mund ta shpëtojë sezonin..

Si e shikoni situatën që po kalon Vllaznia?

Më vjen keq për situatën që po kalon Vllaznia. Gjatë një sezoni çdo skuadër mund të kalojë situata të tilla, por ajo që është më e rëndësishmja është që ekipi të mos futet në presion, sepse do të gabojnë përsëri.

Çfarë ndikoi në këtë degradim të situatës?

Nuk është fjala e duhur të thuash për situatën në fjalë, “degradim”. E përmenda më lart se mund t’i ndodhë çdo skuadre një situatë e tillë. Mendoj që nuk është menaxhuar si duhet ekipi në periudhën e fundit dhe këtu e kam fjalën për largimin e trajnerit Brdariç.

Pas humbjes me Tiranën, drejtuesit larguan trajnerin Brdariç. Si e komentoni këtë vendim?

Me është dukur vendim i nxituar. Nuk ishte koha e përshtatshme për të marrë një vendim të tillë dhe kjo po shihet te problemet që ka ekipi.

A ka ndikuar kjo te përkeqësimi i situatës?

Pa diskutim që po. Ana psikologjike për një ekip është shumë e rëndësishme që të jetë mirë, sidomos në këtë pikë ku ndodhet sezoni.

Lojtarët e Vllaznisë i shikoj shumë të rënduar nga ana psikologjike dhe duhet një punë e madhe nga stafi në këtë aspekt që të kalohet sa më shpejt kjo situatë.

Për Vllazninë janë shprehur se po vuan në sulm, por ju e keni vënë theksin që në fillim se po çalon loja e ekipit në mbrojtje… Ekipi nuk ka pasur stabilitet si në lojë po ashtu edhe në rezultate.

Këtu ka ndikuar largimi dhe afrimi i shumtë i lojtarëve, të cilët kanë pasur vështirësi harmonizimi me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtarët e afruar nuk kanë shfaqur vazhdimësi, e cila është shumë e rëndësishme në një kampionat.

Po ashtu, edhe lojtarët që kanë qenë edhe në sezonin e kaluar nuk kanë pasur stabilitet në paraqitje. Problemet janë shfaqur në çdo repart dhe kjo vjen nga çekuilibri i ekipit gjatë 90 minutave.

A e shikoni Vllazninë në fund të sezonit në Kupat e Europës?

E rëndësishme është që të mendohet pozitivisht dhe gjërat të merren me sportivitet.

Nuk duhet të mendohet më për gjërat që kanë kaluar. Ekipi ka elementë cilësorë dhe atyre duhet t’u merret maksimumi në ndeshjet e mbetura.

Në momentet e vështira duhen liderët e ekipit që të rikthehet besimi.

Mund të quhet një dështim sezonal nëse Vllaznia nuk kap Europën?

Sigurisht që do të jetë një dështim, sepse objektivat në fillim të kampionatit kanë qenë madhorë.

Sipas jush, çfarë duhet që të bëjë Vllaznia për të ndryshuar situatën?

Duhet të jenë të bashkuar dhe të impenjohen maksimalisht në çdo ndeshje.Uroj dhe shpresoj që në fund Vllaznia të arrijë objektivin minimal të këtij kampionati, siç është pjesëmarrja në Kupat e Europës, sepse kjo do të ishte edhe një plotësim dëshirë për tifozët e zjarrtë.

Continue Reading

Previous: FOTOLAJM – “Bashkimi i PD- së duhet të nisë me të rinjtë…”, Belind Këlliçi takon rininë e FRPD- së në Malësi të Madhe
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 9 prill 2022…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

2 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

2 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

2 hours ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

2 hours ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

3 hours ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.