Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi”, sulmet nga politika, KLP në krah të SPAK dhe Altin Dumanit

ShkodraWeb 11 November, 2024
klp 2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë. KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte sfiduese.

Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur. Ndaj KLP fton median që, me punën e tyre, të mbështesin veprimtarinë e institucioneve të pavarura në rrugëtimin e tyre institucional.

KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese.

KLP shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim. Misioni ynë i përbashkët është dhe mbetet forcimi i besimit të publikut ndaj një sistemi, i cili sapo ka dhënë frytet e para të zbatimit të reformës në drejtësi. /Deklaratë për mediat e KLP- së/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Mallkimi” i marrëveshjes Itali- Shqipëri, gjykata në Romë pezullon ndalimin e 7 emigrantëve në Gjadër, kthehen mbrapsht sërish
Artikull pas: EMRI – Dyshohet për shkelje të rënda në detyrë, nis hetimi për zyrtarin e lartë shkodran në Policinë e Shtetit

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.