KLP akoma larg konstituimit, Arta Marku hap edhe një herë konkurrimin sepse “rrjeta e vetting- ut” ka kapur…

Loading...

Ne mbështetje të ligjit nr.115/ 2016 “Per organet e qeverisjes së sistemit të drejtesise”, ne Keshillin e Larte te Prokurorise do te jene 6 anëtare prokurore, nga te cilët:

1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme; 2 anëtarë nga Prokurorite e Apelit; dhe 3 an5tare nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Pas informacionit te ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Nr. 6250 Prot., dat5 20.09.2018, per ecurinë e procesit të rivlerësimit per prokuroret e listës prioritare, kandidatë per Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton se, nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve, vetëm 1 (një) prokuror ështe konfirmuar në detyrë.

Per sa më siper, ftojme prokuroret e interesuar, që plotesojne kriteret sipas ligjit nr.115 /2015 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise”, te shprehin interesin e tyre me shkrim drejtuar Prokurorit të Pergjithshem, ne adresen elektronike: ëëë. pp.gov.al ose në adresën Postare: Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.

Krahas kerkeses me shkrim, te interesuarit te bashkengjisin, te pakten, dokumentet e meposhtme:

a) jeteshkrimin e perditesuar;

b) deklaratat individuale te prokuroreve qe i kane mbeshtetur, te nenshkruara rregullisht;

c) formularin e vetedeklarimit, sipas kerkesave te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike”;

c) nje platforme personale te qellimeve dhe objektivave qe propozojne te ndjekin ne qofte se zgjidhen;

d) nje deklarate individuale te nenshkruar, perkundrejt pergregjesise ligjore, qe nuk kane qene anetare ose bashkepunetore te sherbimeve te inteligjences perpara 2 korrikut 1991;

dh) nje deklarate individuale te nenshkruar, perkundrejt pergjegjesise ligjore, se nuk jane bashkepunetore, informatore ose agjente te sherbimeve sekrete;

e) informacion per te afermit e shkalles se dyte, ungj/emte, nip/mbese, gjlysh/gjyshe, gjysme vella/moter dhe te afermit e shkalles se pare te bashkeshortit/ bashkejetuesit, prinder, femije dhe vellezer/motra qe ushtrojne ne menyre aktive profesionin e avokatit ose jane pronare ose drejtues ekzekutive ne subjektet ekonomike, te cilat klasifikohen si tatimpagues te medhenj nga autoriteti tatimor;

5) listen e personave te lidhur, sipas kuptimit te ligjit “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”;

f) Formularin e Autoritetit per Informim mbi dokumentet e Ish-Sigurimit te Shtetit.

Afati, brenda te cilit duhet te dorezohet shprehja e interesit, eshte 15 dite nga dita e shpalljes se thirrjes se dyte ne faqen zyrtare elektronike te Prokurorise se Pergjithshme.

Loading...