“Klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja”, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Është zhgënjyese…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar me një shënim në Facebook lidhur me investimet e huaja në Shqipëri. Nënvizohet se “Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja”. Në të njëjtën kohë, selia diplomatike e SHBA-së ka një thirrje të fortë edhe për qeverinë shqiptare teksa shprehet se “Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.”.


POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme.