“Klientë të kryeministrit e politikanë të korruptuar e duan Shqipërinë në gjunjë”, Basha reagon për publikimin analitik nga Facebook

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas një publikimi analitik mbi popullaritetin në Facebook të politikanëve shqiptar.

Basha ka postuar në Twitter një publikim të Blerim Gjeladinit, nga kompania ‘Terra Data” që merret me analizën dhe marketingun në Facebook.


Duke iu referuar gjetjeve të këtij publikimi ku del Edi Rama si më i favorizuar e që më pas pasohet nga Sali Berisha, Basha thotë se politikanët e korruptuar, mediat kliente të kryeministrit dhe oligarkët janë bërë bashkë kundër ndryshimit.

Kryedemokrati shkruan se ata e duan Shqipërinë në gjunjë por nuk do të arrijnë t’ ia dalin.

Postimi i Lulzim Bashës:

Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët, janë bashkë kundër ndryshimit. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset & pazaret e tyre. #vettingnëpolitikë