
Gazetari Alfon Zeneli denoncoi se një klerik në Fier kishte abuzuar me një të mitur, rast ky edhe i denoncuar tek kryepeshkopi Janullatos, por që ai nuk kishte marrë asnjë masë. Rastin në fjalë është denoncuar nga ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici, ndërsa gazetari Zeneli e ka bërë publike.
Por lidhur këto akuza ka reaguar edhe Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit, duke i cilësuar si shpifje.
“Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik, po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse.
Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё.”, thuhet në reagimin për mediat.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!