Në Shkodrën e shumë e shumë halleve, pranë njerëzve që kanë nevojë për mbështetje. Jemi aty çdo ditë për të ndryshuar situatën për t’iu gjetur pranë duke qenë shërbëtorë të tyre.
Po perpiqemi çdo ditë, të ndryshojmë këtë situatë të krijuar ndër vite, një situatë e cila po i largon çdo ditë njerëzit nga vendi i tyre.
Largimi nuk ka qënë dhe nuk është asnjëherë një opsion për t’iu shmangur përgjegjësive që na takojnë ne, gjithësecilit, sepse të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i besuar njëri-tjetrit dhe duke i thënë të vërtetat ashtu siç janë pa shtrembërime, pa mashtrime dhe pa shpifje.
Kjo është rruga jonë, është rruga e vetme, është rruga që unë kam zgjedhur, të jem me njerëzit në çdo vend, duke punuar e duke u përpjekur në çdo sfidë për këtë qytet, për këtë vend, për Shkodrën. /Nga Voltana ADEMI, kryetare e Bashkisë Shkodër/