Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

“Kjo është gjithë e vërteta që unë nuk gjeta dakordësinë me Vllazninë”, flet ish- kapiteni Gilman Lika…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Në ditën kur pritej të zyrtarizohej rinovi mi i kontratës me Vllazninë, Gilman Lika ka mbetur i befasuar nga ajo që i kanë ofruar drejtuesit e klubit shkodran. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, kapiteni i kuqebluve në sezonin 2019-2020 ka rrëfyer të gjitha prapaskenat, duke folur hapur për negociatat e bëra me drejtuesit, nga takimi me sponsorin Alban Xhaferi dhe deri te kontrata e ndryshuar, teksa mesfushori ka sqaruar me detaje mosarritjen e marrëveshjes.

OFERTA – “Dua që t’ia nis nga fillimi për të sqaruar të gjithë historinë time me klubin. Të mërkurën u takova me drejtuesit, ku dhe folëm për kontratën. Pardje mbyllëm gjithçka sa i përket akordit financiar, duke rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare, me shifra dhe të gjitha kushtet. Sot (dje) më nisën zyrtarisht kontratën për ta shikuar dhe kuptoj që ishte ndryshe nga sa kishim folur në tavolinë.

U thashë se si është puna, pasi kemi folur ndryshe dhe në kontratë shkruhet diçka tjetër. Ne ramë dakord për të tjera gjëra, por Xhaferi nga ana e tij më tha: ‘Më fal, pasi kisha kujtuar se ishe 31 vjeç dhe s’mundem të të bëj kontratë për dy vjet. Më ka thënë edhe Suadi Lici e Matko Djarmati, që të mos të bëj kontratë 2-vjeçare’. I thashë: ‘OK, s’ka problem, ky është mendimi i tyre’. Më pas u ulëm sërish dhe diskutuam për një kontratë 1- vjeçare. Nuk kam qejf të përmend shifra, por jam i detyruar, pasi dua që ta marrin vesh të gjithë tifozët se si është e vërteta e atyre që më vonë mund të publikohen ndryshe. Ata kanë mashtruar njerëzit duke u thënë: ‘Na ka kërkuar Gilmani 5-6 mijë euro’.

Unë u kërkova kontratë për një vit, me 3 milionë lekë të vjetra në dorë dhe një rrogë mujore 2 milionë lekë të vjetra për 8 muaj, ndërsa ajo që më ofruan ishte një rrogë prej 1 milionë e gjysmë në muaj. I tregova këto shifra, pasi e di mirë se do të ishin keqinterpretuar. Kjo është gjithë e vërteta që unë nuk gjeta dakordësinë me Vllazninë”, është shprehur fillimisht Lika.

MESAZHI – Mesfushori shkodran dha një mesazh edhe për tifozët, ndërsa nuk kurseu as ironinë për drejtuesit aktualë të klubit. “U kërkoj të falur të gjithë atyre që donin me zemër që unë të isha përsëri te Vllaznia. Megjithatë, më duhet të them se oferta ndaj meje ishte ofenduese dhe një mungesë respekti. Në sezonin që shkoj kam shënuar 11 gola dhe kam dhënë 5 asiste, ndërsa tani po më thonë se janë shumë 2 milionë lekë të vjetër në muaj që kam kërkuar.

Ndërsa lojtarë të tjerë me 2 gola në vit paskan për t’u paguar 4-5 mijë euro në muaj. Gjithsesi, s’ka problem. Kjo është puna e tyre, por thjesht desha të sqaroj tët gjithë njerëzit se si është e vërteta. Ndihem i ofenduar, pasi mendoj se do të kisha dhënë kontribut për Vllazninë edhe të paktën 2-3 vite të tjera. Më e rëndësishme është që të ec përpara Vllaznia, ajo është krenaria jonë dhe nuk ka rëndësi kush e drejton momentalisht atë.

Shpresoj që të arrihet Europa këtë vit dhe të kthehet emri i vërtetë i këtij klubi të madh, në mënyrë që t’u kthehet lumturia edhe shkodranëve. Edhe nëse do të jem diku tjetër, u premtoj të gjithëve që sa të jetë jeta, do të jem një ndër tifozët me besnik të Vllaznisë. Me gjithë respekt, ju përshëndes të gjithëve”, përfundoi Gilman Lika. /Nga Admir URUÇI – PanoramaSport.Al/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Deputetja e PS Senida Mesi takohet me rektoren e re të Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi, ja cili ishte qëllimi…
LAJM PAS: OPINION – “Karremi” që hëngri “opozita e re” dhe që po i ngel në fyt disa muaj më pas…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

5 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

20 mins ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • “Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • “Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Transportonin 16 emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi, policia e Shkodrës arreston 1 person, shpall në kërkim dy të tjerë…
  • DETAJET – Pastruesja hajdute 7 orë e gjysmë në polici, ish- zyrtarja e Kryeministrisë 3 orë më pak para arrestimit

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023
  • Kryesore

FOTOLAJM – “Super koordinatorët digjitalë të qarkut Shkodër, gati”, PS vijon përgatitjet për fushatën e 14 maj 2023

5 mins ago
“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje
  • Aktualitet

“Rrjetet sociale na kanë kthyer në ‘gjykatës tastierash'”, shembja e mbikalimit, Bilali: U dëmtua nga një goditje

20 mins ago
“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…
  • Kryesore

“Meritoi admirimin e publikut shqiptar e më gjerë”, Berisha për Luiz Ejllin e BBVip: Secili ka diellin e tij…

2 hours ago
BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit
  • Kryesore

BBVIP – Puthja e famshme e Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e tyre, vjen nga Italia reagimi i parë i “vjehrrës” së shkodranit

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.