Shefi i komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në familje, ku vëllai i mori jetën me armë zjarri motrën e tij. Sipas tij, gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me njerëzit e saj të afërm.
“Rreth orës 22:30 është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vuka ka humbur kontaktet me familjarët. Kemi organizuar shërbimet e policisë, verifikimi i parë është bërë në banesën e kësaj shtetase dhe është konstatuar e pajetë, Diana Vuka.
Është ushtruar kontrolli dhe në zonën rreth shtëpisë është ndaluar vëllai i saj, Fabian Vuka, autori i dyshuar. Po kryhen veprimet, kemi të bëjmë me një krim brenda familjes. Diana Vuka është emigrante në Gjermani dhe kishte 2-3 ditë që kishte ardhur”, tha Çupi.
Shefi i policisë tha se dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur me armë silenciator dhe se krimi mund te jetë kryer nje dite me pare.