Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Rajoni & Bota

Kisha Katolike nis procesin e zgjedhjes së Papës së ri, mëse 130 kardinalë kanë të drejtë të votojnë…

ShkodraWeb 7 May, 2025
konklava 2025

Më shumë se 130 kardinalë nga e gjithë bota fillojnë sot në Vatikan ritualin e fshehtë, shekullor për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut.

Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.

Një festë në të cilën Dekani do të lutet me këto fjalë: “E gjithë Kisha, e bashkuar me ne në lutje, thërret vazhdimisht hirin e Frymës së Shenjtë, që nga ne të zgjidhet një Bari i denjë i të gjithë kopesë së Krishtit”.

Hyrja në Kapelën sistine të pikturuar nga Michelangelo do të bëhet pasdite. Rreth orës 16.15 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Pauline, në Lozhën e Parë të Pallatit Apostolik të Vatikanit, prej nga do të fillojë procesioni.

Kardinalët e ritit latin do të veshin mantelin e kuq me brez, mbulesën e supeve, kryq në kraharor me kordon të kuq dhe ari, unazë, kapuçët e vegjël mbi të cilat do të kenë veshur kapelet tipike të kardinalëve. Ndërkohë kardinalët e Kishave të Lindjes do të veshin veshjet të parashikuar nga ritet e tyre. Nga Kapela e Pauline, duke kënduar, kardinalët zgjedhës do të shkojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku, pasi të këndojnë thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë – pasi është ai që, sipas traditës katolike, zgjedh Papën e re – ata do të thonë betimin e përcaktuar.

Rreth orës 16:30 do të jetë koha për “extra omnes”, thirrja në latinisht që nxjerr nga salla të gjithë përveç kardinalëve dhe momenti i kyçjes së dyerve. Kardinalët zgjedhës do të dëgjojnë më pas katekzën e kardinalit Raniero Cantalamessa, predikues i Shtëpisë Papale për 40 vjet. Pas fjalës së tij, kardinali Cantalamessa (i cili nuk është në mesin e zgjedhësve) do të largohet nga Kapela Sistine së bashku me Kryepeshkopin Ravelli dhe kardinalët do të bëjnë votimin e parë.

Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. Dita e sotme do të jetë dita e tymit të parë, i cili përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, me gjasë ai do të jetë i zi dhe do të shërbejë për të testuar orientimet e Kolegjit të Kardinalëve. Kjo do të jetë një konklavë ku përkatësia gjeografike e kardinalëve është më e shpërndara nga të gjitha në histori sipas mediave italiane.

Ndërsa sa i takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira. Dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur Papën e ri në ditën e dytë të tyre. Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 maj 2025…
Artikull pas: Përfundon rikonstuksioni i Xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër njofton ceremoninë zyrtare të përurimit

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.