Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kim Jong un del për herë të parë nga “strofka”, por bukuria e gruas së tij bëhet “hit” në Kinë

ShkodraWeb 28 March, 2018
kimJongUnGruaja

Pekini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vizituar Kinën për të biseduar me presidentin Xi Jinping, në vizitën e tij të parë të huaj që kur ka marrë pushtetin.

Njoftimi konfirmoi spekulimet që kishin nisur pasi një tren i njëjtë me atë që përdorej nga babai i diktatorit u pa të udhëtonte drejt Pekinit.

Xi bisedoi me Kim të Sallën e Madhe të Popullit në Pekin dhe ai dhe gruaja e tij Peng Liyuan organizuan një banket për Kimin dhe gruan e tij Ri Sol Ju.

“Pata bisedime të suksesshme me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe dy shteteve, për situatat përkatëse të brendshme, ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Gadishullin Korean, dhe për çështje të tjera” – tha Kimi në banket.

Raportohet se Kim Jong Un u angazhua gjithashtu për denuklearizimin e Koresë së Veriut nëse Shtetet e Bashkuara dhe Jugu shfaqin “vullnet të mirë”, me Kinën që pranoi ta mbështesë fqinjin e saj në rast se tensionet bërthamore shtendosen.

Kimi e vizitoi Kinën nga e diela deri të mërkurën së bashku me gruan e tij, Ri Sol Ju, bëri të ditur një agjenci koreanojugore, ndërkohë që presidenti Xi ka pranuar gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut.

Udhëtimi i tij vjen disa javë pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi një ftesë për t’u takuar me Kim-in.

Analistët thonë se Kimi ka ndjerë nevojën për t’u këshilluar me aleatin tradicional të vendit të tij në prag të takimit të tij të planifikuar me Trumpin dhe presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

“Nëse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i përgjigjen me vullnet të mirë përpjekjeve tona për të krijuar një atmosferë paqeje dhe stabiliteti, dhe marrin me faza masa të sinkronizuara për të arritur paqen, çështja e denuklearizimit të gadishullit mund të zgjidhet”, – tha Kim, sipas përmbledhjes së agjencisë Xinhua lidhur me takimin e tij me Xi.

Ndërkohë, gruaja e Kim Jong Unit e mahniti publikun kinez me veshjet e saj tejet moderne teksa shoqëronte udhëheqësin koreanoverior gjatë vizitës së tij suprizë në Kinë gjatë kësaj jave.
Ri Sol Ju, zonja e parë e Koresë së Veriut, u pa me të paktën tre veshje të ndryshme gjatë qëndrimit në Pekin.

Shumë qytetarë kinezë bënë komente në Weibo, një rrjet social popullor në Kinë, për të vlerësuar paraqitjen e Ri-së. “Ri Sol-ju është vërtetë e bukur dhe e adhurueshme. Mund të them se mund t’i shkonte emri ‘zonja e parë e diplomacisë”, është më e mirë se motra e Kimit”, – shkruante një përdorues.

William Tang Tat Chi, një stilist nga Hong Kongu, tha se veshja e Ri-së ishte e përmbajtur edhe pse jo konsevratore, sikurse raportoi South China Morning Post. /shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT/ Paralajmërohet protesta e parë, shpërndahet njoftimi publik…
Next: Dalin analizat për fëmijët e familjes nga Puka, asnjëri prej tyre nuk ka fruth!

TË FUNDIT

votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
soros trump 2026

ANALIZA – A është Shqipëria e vogël një betejë e luftës së gjigantëve George Soros- Donald Trump?!

ShkodraWeb 2 June, 2026
temu

200 milionë euro për tregtimin e produkteve të rrezikshme online, Bashkimi Europian gjobit platformën “Temu”

ShkodraWeb 28 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.