Kiço Londo shkarkohet nga detyra, në krye të Teatrit Eksperimental ngjitet ish- regjisori i “Portokalli”

Është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo. Në vend të tij është emëruar regjisori Altin Basha, ish- regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.


VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave


VENDOSI:

1.Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

ShkodraWeb Channel

2.Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

3.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel