
KF Vllaznia ka vendosur të formojë sërish ekipin “B” i cili do të marrë pjesë në sezonin e ri të futbollit shqiptar në kategorinë e tretë. Bëjmë me dije se trajner i “Vllaznia B” do të jetë Brikeno Bizi.
Të gjithë futbollistët e interesuar për t’iu bashkuar këtij ekipi, mund të kontaktojnë në numrin +355 69 522 7851.




