Skip to content
15 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“KF Shkodra një “pasuri” e futbollit shqiptar, klubi që nxorri Hysajn, Gurin dhe Vajushin”

ShkodraWeb 21 May, 2018
kf shkodra banner

Në Shkodër krenohen me ekipin e Vllaznisë pavarësisht se kuqeblutë janë pranë rënies këtë sezon. Futbollistët e panumërt që ka nxjerrë e bën Vllazninë një pasuri në Shkodër. Por një kontribut po kaq të madh në futbollin shkodran, por edhe atë kombëtar ka pasur edhe K.F Shkodra 1996. Një klub privat i krijuar me iniciativën e trajnerit të njohur, Taip Piraniqi. U krijua në 25 shtator të 1996 ku në fillim u njoh si një shoqatë sportive e më pas u aprovua si një klub i mirëfilltë futbolli.

Presidenti i parë i këtij ekipi ishte Guido Kakarriqi ndërsa kryetar i Shoqates, Menduh Derguti,organimizimi i klubit në aspektin teknik ju besua Taip Piraniqit Në periudhen 1997-1998 ka qenë në krye edhe Millan Vaso ndërsa në 1999-2000 Gojko Jaku
Në sezonin e parë futbollistik 1996-1997 merr pjese në Kategorinë e Tretë dhe del kampion duke siguruar të drejten e pjesemarrjes në Kategorinë e Dytë.

Përbërja e ekipit ka qenë : A.Guranxi , A.Duka , E.Duka , E.Caku , A.Alibali E.Grezda ,I.Rragami , K.Celepia , E.Lika , B.Krymi , A.Mataj , Y.Zani Trajner Taip Piraniqi

Në sezonin 1998-1999 merr pjesëe për herë të parë në Kategorinë e Dytë (sot Kategoria e Parë )arrihet suksesi me i madh duke dalur në finale me Kastriotin e Krujes ndeshje e luajtur në stadiumin ‘Qemal Stafa’ , fitues Kastrioti 2 me 1.

Gjatë këtyre viteve ekipi ka kryer edhe disa ndeshje ndërkombëtare në Mal te Zi me Decicin e Tuzit , Cetinjen , Mogrenin, por ndeshja me e veçantë ka qenë ajo me Zeten 24.03.1997 dhe perfundoi me rezultatin 1 me1.

Ne vitin 1999 ekipi u riorganizua duke marrë shumë përforcime duke bërë periudhën përgatitore 2 javore në Cetinje . Në këtë vit ekipi mori pjesë në Kupën e Republikës duke luajtur me ekipin e Vllaznisë. Ndeshja e parë perfundoi me rezultatin 0 me 0( një emocion i jashtëzakonshëm, publiku shkodran brohoriste për të dyja skuadrat ) përbërja ekipit ishte Kastriot Rama ,Luan Zmijani, Alket Kruja , Edi Kraja,Valentin Gjetja ,Luan Jahja, Ritvan Bishja,Alban Noga etj

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar pas 2 javeësh duke shikuar situatën e veshtirë të Vllaznisë nga ekipi Shkodra u larguan ne drejtim të Vllaznisë Alban Noga ,Luan Zmijani ,Alket Kruja dhe ndeshja perfundoi 3 me 0 në favor të Vllaznisë.

Mbas një periudhe të gjatë ndëprerjeje përsëri me iniciativën e Taip Piraniqit u riorganizua ekipi i të rriturve duke marrë pjesë në Kategorine e Tretë në vitin 2013-2014,mbas një paraqitje shumë dinjitoze në ndeshjen e fundit me Partizanin B do vendoste daljen në Kategorinë e Dytë,ndeshje ku u shoqerua me shumë incidente duke përfunduar në ndërprerjen e ndeshjes mbas goditjes së gjyqtarit. Ndeshja e nderprerë u fitua në tavoline nga ekipi Partizanit dhe me dënimin e shumeë lojtarëve(me gjithe reklamimin që iu bë nga drejtuesit e klubit me një gjykim skandaloz nga gjyqtari i ndeshjes,sidoqoftë gjestet e futbollistave ishin të pafalshme dhe të dënueshme).

Por, puna kryesore pranë Klubit Futbollit Shkodra ka qenë dhe është tek futbolli i moshave që për një periudhë 15 vjeçare besoj që kemi dhënë një kontribut për futbollin shkodran dhe kombëtar ku nga klubi Shkodra 1996 kane dalë shumë futbollistë që luajnë në nivele të ndryshme deri ne ekipet kombëtare, siç janë Hysaj,Vajushi ,Marku ,Guri,Kapaklija,Kabuni, Djepaxhia,Hepaj dhe shumë të tjerë që janë pranë Akademisë Vllaznia sot.

Ndër vite Shkodra 1996 ka luajtur me sukses në këto kompeticione:
2003-2004 u-12 dhe u-14 kampion dhe fitues të kupës “Kol Pogu”
2004-2005 u-12 dhe u-14 kampion
2005-2006 u-16 kampion kombëtar i ligës amatore në Tiranë u-12 kampion brenda zonës
2006-2007 u-12 dhe u-14 kampion
2007-2008 u-12 nënkampion u-14 kampion u-16-nënkampion kombëtar

2008-2009 u-12 kampion u-14 kampion
2009-2010 u-12 kampion (Kupa Suad Durraj) u-15 kampion
2010-2011 u-12 kampion u-15 ,kampion kampion i Kategorisë së Parë u-17
2011-2012 u-15 nënkampion
2012-2013 u-11 kampion
2013-2014 u-11 kampion u-15 kampion u-11 vendi 2 kapa M.Zhega u-13 Fitues I kupes M.Zhega u-15 Fitues I kupes M.Zhega
2014-2015 Kampion /newsport.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MINUTA E FUNDIT/ Nuk është Guri surpriza e Panucci-t në Kombëtare, por një tjetër shkodran (lista)
Artikull pasardhës: Çfarë do ndodhë në protestën e të shtunës, përgjigjen e jep Noka: Nuk largojmë Xhafën, do largojmë qeverinë

TË FUNDIT

pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kevin dodaj 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton sërish Kevin Dodaj, mund Teutën në “Loro Boriçi” dhe shkon në +5 nga ndjekësit

ShkodraWeb 12 April, 2026 0
komisioni disiplina fshf

“Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

cun lajci shkoder 2026

“Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_24_21_24.Still045

VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.