KF “Murlani” vazhdon konsolidimin e stafit teknik, afrohen trajnerët e njohur të futbollit…

Klubi i Futbollit “Murlani”, i themeluar nga vëllezërit bisnesmenë Rraboshta, vazhdon punën jo vetëm me elementët djem dhe vajza futbollistë të ardhshëm, por edhe me stafin teknik. Në një foto të publikuar në faqen zyrtare të FK Murlani, prezantohen disa nga trajnerët e këtij klubi futbolli me mjaft ambicje.


Altin Xhahysa, Vahedin Pepaj dhe Elis Legata janë tashmë trajnerët e njohur dhe me eksperiencë të cilët do të japin kontributin e tyre tek ky klub i ri dhe premtues. Ndërsa do të futet menjëherë si pretendent në kampionatet e moshave, KF Murlani po punon intensivisht edhe për ekipet e të rriturve, që sipas rregullores së FSHF-së, nis përfaqësimin nga Kategoria e Tretë.

KF Murlani ka hapur dyert për djemtë, ashtu edhe për vajzat, ku tashmë është afruar si trajnere Madalena Rrota, ish- futbolliste e Vllaznisë dhe “Juban Danjës”. Strategjia e këtij klubi është e qartë dhe e sigurtë drejt suksesit: Ambjente stërvitore në standarte të larta, staf teknik me përvojë dhe i spikatur dhe ndërtim ekipesh me elementë të përzgjedhur e stërvitur nga profesionistë. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania