KF Murlani bën “blerjen e parë”, ish- futbollistja e Vllaznisë dhe Juban- Danjës nis punë si trajnere…

Interesi per futbollin e femrave ne Shqiperi po rritet nga dita ne dite dhe tashme eshte edhe Federata Shqiptare e Futbollit qe pas inisiativave te krijuara nga UEFA, por kerkon rritjen e numrit te ekipeve dhe te nivelit ne çdo vend.

Ne kete kontekst, edhe ne Shqiperi po rritet numri i vajzave qe luajne futboll, por bashke me ta po rritet edhe numri i trajnereve femra. Kjo eshte diçka shume pozitive dhe qe do te ndihmoje ne zhvillimin e kesaj loje edhe me shume tek femrat ne vendin tone.


E rradhes qe ka nisur te beje detyren e trajneres eshte ish- futbollistja e Juban Danjes dhe Vllaznise, Madalena Rrotaj. Pak kohe me pare ajo ka marre edhe liçensen UEFA B qe i duhet per t’i hyre trajnimit, nderkohe qe prej disa ditesh ka nisur pune.

Pikerisht tek KF Murlani, nje nga Akademite me te reja qe eshte krijuar ne Qarkun e Shkodres, pikerisht ne Barbullush te Vaut te Dejes. Ndonese ka vetem pak dite qe kjo Akademi ka nisur nga puna, numri i femijeve te rregjistruar eshte i madh dhe per me teper, ka filluar te kete edhe vajza.

Per kete arsye, dy themeluesit e KF Murlani, Perparim dhe Bledar Rraboshta, kane ofruar prane kesaj Akademie edhe Madalena Rrotajn qe ka nisur punen me vajzat. Kuptohet qe numri i tyre fillimisht eshte i vogel, por shume shpejt pritet qe ai te rritet dhe kjo do te ishte diçka shume pozitive edhe per vajzat e kesaj zone. /ShkodraSport/

 ABCOM ║ VODAFONE