GOMEL REGION, BELARUS - FEBRUARY 28, 2022: Russian State Duma member Leonid Slutsky, President Putin's adviser Vladimir Medinsky, Russia's Deputy Minister of Foreign Affairs Andrei Rudenko, Russia's Deputy Defence Minister Alexander Fomin (from L seated) and Ukrainian Parliament member Davyd Arakhamia (3rd R seated) are seen during Russian-Ukrainian talks. On 27 February, an agreement was reached with the Ukrainian side about talks in the Gomel Region of Belarus in connection with the Russian military operation in Ukraine. Early on 24 February, Russia's President Putin announced his decision to launch a special military operation after considering requests from the leaders of the Donetsk People's Republic and Lugansk People's Republic. Alexander Kryazhev/POOL/TASS.No use Russia.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet, duke i siguruar se duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”.
“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei, raporton CNN.
Më pas vazhdoi: “Presidenti Lukashenko sinqerisht shpreson se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim, në drejtim të organizimit të takimit të sotëm, do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht. Ne presim me padurim rezultatet.”
Delegacioni i Ukrainës përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky nuk ka marrë pjesë në bisedime. Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” në fillim të takimit.
Ndërkohë, Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje që do ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky. Përpara fillimit të takimit, presidenti ukrainas Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse të linin armët dhe ndërsa Bashkimit Europian i kërkoi të anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në union.
Ulja në tryezë e dy delegacioneve, vjen në ditën e pestë të hyrjes së forcave ruse në Ukrainë. Bisedimet synojnë ndërprerjen e luftës. Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet, duke i siguruar se duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”.
Vendndodhja e saktë e vendit ku po zhvillohen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës është mbajtur sekret për arsye sigurie. Tryeza është mbledhur në Bjellorusi dhe raportohet se bisedimet po zhvillohen në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel.




