Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

“Këta pinokë e bijë pinokësh, kur s’ka katastrofa nuk dëgjojnë, kurse…”, Artan Fuga: Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!

ShkodraWeb 3 years ago

Ka ca njerëz, unë dyshoj shumë te ata, që hiqen si ruajtësit e moralit publik. Na thonë që mos debatojmë për asgjë, të mos arsyetojmë për asgjë se çfarë nuk kemi bërë mirë, ose kemi bërë keq, e që na kanë shtuar dëmet në njerëz dhe materiale.

Të mos mendojmë asgjë, fare asgjë, ta mbyllim rubinetin e trurit, por vetëm të qajmë, ose vetëm të japim lekë për ndihma, a ushqime, ose vetëm të shohim dhe pësojmë lëkundjet e tërmetit kur bina dhjetkatëshe vallëzojnë mbi kokat tona!

Mos mendoni, mos arsyetoni, mos e çoni mendjen te asgjë që të ketë qenë ndryshe, që duhet të ishte ndryshe!

Këta moralista që unë i dyshoj si tenderuesa, si përfituesa, si këpucëlëpirësa, si të korruptuar, veç atyre që e kanë nga budallalliku dhe frika që i ka zënë, nga humbja e qetësisë psikike.

Njeriu i vërtetë i bën të gjitha. Jep kurajo, ndihmon të tjerët, siguron veten dhe familjen, jep optimizëm, jeton jetën e tij sikur do të jetojë 1000 vjet ose sikur të ishte dita e tij e fundit,

Por, edhe arsyeton, kritikon, lëvdon, ka dhimbje, trishtohet.

Kjo është jeta!

Pse tërmeti do të jetë më i fortë se njeriu??? Kurrë! Por këta tipa, harrojnë se edhe në ngushëllime vde.kjeje shqiptari bisedon për shoqërinë, njërezit, politikën, jetën.

Se këta lëpirësa, këta pinokë e bij pinokësh, kur nuk ka katastrofa nuk dëgjojnë asnjë kritikë, tallen, përqeshin, i quajnë ata që e mendojnë të keqen sikur janë të çmendur, budallenj dhe vuuuu karabinatë të larta sa malet, mblidh mijra njerëz në një pallat sikur të ishin miza…. etj.

Kurse kur ka kastastrofa, u thonë të tjerëve : Mos arsyetoni për çka po ndodh, tani është koha të qajmë të vde.kurit!

Kur jeta është normale nuk dëgjojnë kur u flasin, kur ndodh tragjedia, kërkojnë të mos flasim. Kur të flasin njerëzit atëherë? Po! Duhet folur tani, tani, tani dhe pastaj, edhe gjithmonë, pa lënë mënjanë veprimin për të përballuar gjendjen, sepse pastaj harrohet çdo gjë dhe ata vazhdojnë paudhësitë e tyre : Pinokët! Tani arsyetohet mbi atë që ndodh sepse jemi dëshmitarë të saj, na duhet t’a arsyetojmë gjithçka që t’ua lemë si dëshmi femijëve, brezave të tjerë, sepse pas katastrofës do të vijë ora e llogarive, e asaj që nuk mund të jetë si më parë!

Pinokë të ndyrë! Morali juaj është korruptiv! /Nga Artan FUGA/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Varfëri plus tërmet, baraz braktisje…!
LAJM PAS: ANALIZA/ Propaganda, propaganda…as kësaj herë nuk i shpëtuam propagandës!

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

2 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • “Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

TË FUNDIT

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
  • Kryesore

EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë

17 mins ago
“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…
  • Aktualitet

“Dua të jap kontributin tim për Shkodrën”, gazetarja shkodrane pjesë e listës së koalicionit “Bashkë fitojmë”…

40 mins ago
EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.