
Blediana Osja Nika, ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i këshilltares në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Bëhet me dije se tashmë ajo ka depozituar edhe kërkesën zyrtare.
Deri në këto momente, nuk ka një arsye publike për dorëheqjen e papritur. Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak duhet të njihet me dorëheqjen e saj dhe të shpallë vakancën, duke njoftuar KQZ për të bërë zëvendësimin me emrin pasues të listës së këshilltarëve të PS- së për bashkinë Shkodër për zgjedhjet vendore të 2023.
Përveç këshilltares, Blediana Osja Nika, është edhe drejtore e gjimnazit “Jordan Misja” në qytetin r Shkodrës.




