Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topollaj, ka ironizuar pretendimin e deputetit Ervin Salianji se është kërcënuar nga burgu i Fushë Krujës, përmes një letre ku thuhet se duan ta vrasin me snajper. Përmes ironisë së fortë, Topollaj shkruan se iu drodh mishi nga ky lajm dhe se PD duhet të lërë çdo punë tjetër dhe të mbrojë njerëzit e vet më të mirë nga mafia në pushtet.
“Deri më sot mendoja se protesta e banorëve të Astirit ishte gjëja më e rëndësishme që kishte opozita dhe meritonte të gjithë vëmendjen e saj, që nga Oriola Pampuri e poshtë. Por kur mora vesh këtë përpjekjen për të vrarë Ervin Salianjin me snaiper nga burgu, m’u drodh mishi dhe them se Partia Demokratike duhet të lërë çdo punë tjetër dhe duhet të mbrojë me trup njerëzit e vet më të mirë nga mafia në pushtet.
Sepse prona nuk është asgjë fare para jetës së kapitalit të saj më të çmuar, njerëzit qe drejtojnë opozitën e sotme”, shprehet Topallaj me ironi.