Të martën u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku u diskutuan një sërë çështjesh dhe u ngritën disa problematika.
Anëtarja e Këshillit nga radhët e PS-së, Nersada Mandija, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit të Shërbimeve Sociale dhe Strehimit, përmes një postimi në facebook, thekson se ajo dhe grupi socialist i Këshillit Bashkiak ka mbështetur në mënyrë unanime nismat sociale në mbështetje të grupeve vulnerabël në Bashkinë Shkodër.
Fjala është për rikthimin e shërbimit të strehimit social, lehtësinë fiskale për fëmijët e familjeve në nevojë dhe fëmijët PAK në arsimin parashkollor, lehtësinë fiskale për bizneset e të rinjve, si edhe shtimin e mësuesve mbështetës në arsimin parashkollor.
Po ashtu në fjalën e saj, Mandija tha se këshilltarët bashkiak angazhohen se kjo mbështetje do të vazhdojë në mënyrë të padiskutuar dhe unanime, dhe nuk ka lidhje me asnjë insinuatë tjetër.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK I KËSHILLTARES MANDIJA
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Shkodër, shfrytëzova rastin që të sqaroj opinion publik dhe të gjithë banorët e Bashkisë Shkodër: “Jo për apologji, por grupi socialist i Këshillit Bashkiak, ka mbështetur në mënyrë unanime të gjitha nismat sociale në mbështetje të grupeve vulnerabël në Bashkinë Shkodër, siç ka qënë:
-rikthimi i shërbimit të strehimit social
-lehtësi fiskale për fëmijët e familjeve në nevojë dhe fëmijët PAK në arsimin parashkollor
– lehtësi fiskale për bizneset e të rinjve
-shtimin e mësuesve mbështetës në arsimin parashkollor etj.
Ne angazhohemi se kjo mbështetje do të vazhdojë në mënyrë të padiskutuar dhe unanime, dhe nuk ka lidhje me asnjë insinuatë tjetër.