Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Këshilltar i ministres socialiste”, Belind Këlliçi tregon të vertetën për punësimin e vëllait të tij…

ShkodraWeb 24 December, 2021
belind reshard kellici

Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se:

1. Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjitike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Ëashington DC dhe Londër.

2. Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve.

3. Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

4. Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Açelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë 🇦🇱 por dhe veçanërisht në atë të Amërikes 🇺🇸 që ky projekt të shkonte sa më mirë. Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombetarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.

5. Jam krenar që im vëlla dhe profesionistë të tjerë si ai në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë të kontribuojnë në vendin tonë. Por për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.

Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti.

6. Për shipfjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën perkatese.

Ndoshta shpifja këtu është bërë rrugë, por më vjen keq t’ju them që integriteti dhe reputacioni i një avokati amerikan që ka punuar për studion nga ku ka dalë dhe ai që sot është Kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA, nuk mund të përbaltet si kolateral i betejave politike në Shqipëri apo i atyre që i ka zënë paniku i lirimit të zyrës. Faleminderit! /Publikuar në Facebook nga Belind KËLLIÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RAPORTI I MSH – 286 qytetarë të infektuar me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit…
Artikull pasardhës: EMRI+FOTO – Makina përplas oficerin e policisë në afërsi të Koplikut, ndërron jetë 55 vjeçari që po shkonte në vendngjarje

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.