Këshilli Bashkiak mbledhje urgjente, merr vendime mas masakrës së 8 personave nga 24- vjeçari…

Loading...

Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka nisur një mbledhje të jashtëzakonshme. Raportohet nga Selenica, se paraditen e sotme, Këshilli Bashkiak është mbledhur jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës.

Mësohet se do të vendoset akordimi i një fondi të posacëm që do të mbulojë shpenzimet e ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj.

Po ashtu, Bashkia do të vendosë për shpalljen e tre ditëve zije në nderim të viktimave të pafajshme.

Loading...