
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht mbledhjen e radhës për muajin korrik 2022. Sipas njoftimit për mediat dhe pu blikun, mbledhja parashikon 10 pika në rendin e ditës, përfshi edhe “diskutimet e lira” të këshilltarëve.
Përveç miratimit të fondit 6% të Ndihmës e Ekonomike për muajt maj dhe qershor 2022, janë edhe mjaft projektakte me interes për administrimin e bashkisë, rrjedhimisht me interes edhe për shkodranët.
Kështu, do të shqyrtohet dhe me shumë mundësi të miratohet nga këshilltarët e majtë, projektvendimi për pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura. Praktikisht, me këtë projekt vendim hidhet hapi final i kalimit në bashkadministrim të Ujësjellës- Kanalizime Shkodër sh.a. të Bashkisë Shkodër dhe ministrisë përkatëse, në zbatim të VKM- së përkatëse që parashikon kalimin e 51% të aksioneve në pronësi të qeverisjes vendore.
Ky projektvendim futet në Këshill Bashkiak, teksa vazhdon “beteja” për postin e administratorit të UKSH- së Shkodër mes kryebashkiakut Bardh Spahia dhe administratorit aktual Mark Molla. Nuk përjashtohet që ky debat më shumë shkresor dhe në distanë mes palëve, të zhvendoset edhe në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës parashikon edhe shqyrtimin e projektvendimeve të tjera, të cilat mund ti shikoni në njoftimin zyrtar për mbledhjen e datës 26 korrik 2022, ora 17.00, duke shpresuar që mbledhja të mos dështojë për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të këshilltarëve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!