Keshilli Bashkiak i Shkodres do te zhvilloje mbledhjen e rradhes pasdite. Njoftimi zyrtar ben me dije se me 30 tetor, ora 16.00 keshilltaret jane te ftuar te behen pjese e mbledhjes. Ndoshta eshte rastesi por duket sikur po behet nje prove ne ndryshimin e orarit te mbledhjeve, pasi paraditeve ka qene e veshtire te arrihet kuorumi per mbledhjet e ketij keshilli. Sic shihet nga njoftimi, mbledhja eshte me tematika te larmishme dhe te rendesishme. Nje nga pikat eshte edhe perfundimi para afatit i mandatit te keshilltarit Preng Luli, per arsye doreheqje. Nuk eshte e qarte se pse ka ardhur kjo doreheqje e perfaqesuesit te vetem te PDK ne kete Keshill, por sipas listes zyrtare te depozituar ne KQZ, Luli do te zevedesohet nga nje zonje dhe pikerisht Prendvera Martin Vukelaj, nese do te respektohet gjithmone kjo renditje dhe nese nuk ka doreheqje te tjera. Nje tjeter pike eshte ajo shpronësimit për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtëshme pronë private që preken për efekt të investimit publik të objektit “Rikonstruksion e rrugës Shkodër-Shiroke dhe sheshi i Shirokes“. Me poshte, keni mundesi te njiheni me rendin e dites se Keshillit Bashkiak Shkoder. /ShkodraWeb/
N J O F T I M
Njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër, do të zhvillohet ditën e Hënë, datë 30 Tetor, ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:
– Prezantim i dokumentit dokumentar për rininë, nga organizata DIGE në kuadër të projektit “Të rinjtë flasin“
1. Pr/ Vendim: “Për deklarimin e përfundimit para afatit të mandatit të këshilltarit z. Preng Luli, për arsye të dorëheqjes“.
2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe shtesës së Kempit për invalidët e punës për muajin Tetor 2017“.
3. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr. 1, datë 22.1.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër“.
4. Pr./ Vendim: “Për shtesë buxheti për vitin 2017 dhe rishpërndarje të fondeve të buxhetit të Bashkisë Shkodër”.
5. Pr./ Vendim: “Për rishpërndarje të fondeve të vitit 2017 të buxhetit të Bashkisë Shkodër”.
6. Pr./ Vendim: “Për rishpërndarje të fondeve të vitit 2017 të buxhetit të Bashkisë Shkodër, me destinacion ndërtimi i dhomës së kaldajës dhe instalimi i kaldajës në gjimnazin “Oso Kuka”.
7. Pr./ Vendim: “Për miratimin e shitjes me procedurë ankandi të mjeteve të transportit”.
8. Pr./ Vendim: “Për miratimin e Akt-Marrëveshjes ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe Këshillit të Qarkut Shkodër “Për bashkëpunim ndërvendor në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike për objektin: Rikonstruksion i katit të dytë të shkollës 9 vjeçare “Edith Durham“.
9. Pr./ Vendim: “Për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkisë Shkodër si dhe miratimin e Metodologjisë LOD për financimin e organizatave të shoqërisë civile“.
10. Pr./ Vendim: “Për një plotesim të VKB nr. 89, date 17.10.2013 “Për miratimin e shpronësimit për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtëshme pronë private që preken për efekt të investimit publik të objektit “Rikonstruksion e rrugës Shkodër-Shiroke dhe sheshi i Shirokes“
11. Raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Shkodër për periudhën 8- mujore të vitit 2017.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 30 minuta.