ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

KËSHILLA TË VLEFSHME/ Si ndryshojnë vlerat ushqyese të bananes në varësi të fazës së pjekies së saj…

Si një ndër pemët më të mira dhe jo shumë të shtrenjta, bananet janë ushqim shumë i përshtatshëm për t’u ngrënë mes vakteve kryesore. Ndonëse dihet që ka shumë dobi për shëndetin, pak njerëz e dinë se ajo ka vlera të ndryshme ushqyese varësisht nga niveli i pjekjes.

Loading...

Nutricionisti australian, Ryan Pinto, e ka publikuar një fotografi me fazat e ndryshme të bananes së pjekur. Ai ka treguar se banania shumë e pjekur ose shumë e zbutur nuk është shumë e shëndetshme.

Sipas tij, bananet që nuk janë të pjekura janë burim i mrekullueshëm i prebiotikëve, të cilët ndikojnë në shëndetin e zorrëve.

Bananet që janë pothuajse të pjekura janë të pasura me fibra dhe nuk kanë shumë sheqer.

Bananet e pjekura plotësisht kanë nivel të lartë të antioksidantëve dhe gjithashtu janë të pasura me fibra.

Kur banania pjekët shumë dhe në lëkurën e saj fillojnë të formohen njollat e kafta, ajo ka më pak vitamina dhe minerale.

Në kohën kur lëkura e bananes fillon të mbizotërohet nga ngjyra e kaftë dhe zbutet shumë, ajo ka më shumë sheqer dhe më pak fibra, prandaj nuk është më aq e shëndetshme, sa ka qenë më herët, shkruan “Daily Mail”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.