Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Shëndeti

KËSHILLA TË VLEFSHME – Çrregullimet e ankthit, gjashtë ushqimet që ju ndihmojnë ta tejkaloni….

ShkodraWeb 3 years ago
0

Njerëzit mund të bëjnë një sërë ndryshimesh në stilin e jetesës për të lehtësuar sado pak ankthin ose stresin që mund të kenë.

Të konsumoni një dietë të pasur me perime, fruta, bishtajore, drithëra të plota dhe proteina të buta, është një hap mjaft pozitiv. Ankthi është një gjendje që prek njerëz në të gjithë globin. Simptomat variojnë dhe disa njerëz i përjetojnë në periudha të ndryshme. Megjithatë, dikush që përjeton simptoma për 6 muaj ose më gjatë, mund të ketë çrregullim ankthi.

Simptomat e çrregullimit të ankthit përfshijnë: frikë, tension, shqetësime të tepërta për problemet e përditshme, irritim, vështirësi në përqendrim, probleme në përditshmëri, rrahje të shpeshta zemre, tension muskujsh. Doktorët shpesh e trajtojnë këtë çrregullim me një kombinim trajtimesh, përfshirë terapinë e të folurit, si terapia e sjelljes, krahas mjekimeve. Megjithatë, këto trajtime konvencionale nuk funksionojnë në terma afatgjatë. Disa shkencëtarë sugjerojnë që ushqyerja e duhur mund të ndihmojë në përmirësimin e këtyre simptomave.

DISA USHQIME QË JU NDIHMOJNË TË REDUKTONI ANKTHIN:

1. Vezët. E verdha e vezëve është një burim i shkëlqyer i vitaminës D. Vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash, është proteinë e plotë që do të thotë se përmban të gjitha aminoacidet esencialë që trupi ka nevojë për rritje dhe zhvillim. Vezët përmbajnë triptofan, i cili është një aminoacid që ndihmon në krijimin e serotoninës. Serotonina është një neurotransmetues që ndihmon trupin të rregullojë humorin, gjumin, memorien dhe sjelljen. Serotonina gjithashtu mendohet se përmirëson funksionin e trurit dhe lehtëson ankthin.

2. Farat e kungullit. Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili ndihmon në rregullimin e balancës së elektroliteve dhe menaxhon presionin e gjakut. Të konsumoni ushqime të pasura në kalium, si farat e kungullit ose bananeve, mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të stresit dhe ankthit. Farat e kungullit janë gjithashtu burime të mira të mineralit të zinkut. Një studim që pati pjesëmarrëse rreth 100 femra studente në shkollën e mesme, zbuloi që deficienca e zinkut mund të ndikojë në mënyrë negative në humor.

Zinku është esencial për zhvillimin e trurit dhe nervave.

3. Çokollata e zezë. Disa studime kanë zbuluar që çokollata e zezë ose kakaoja mund të përmirësojnë humorin. Megjithatë, këto studime janë observationale, kështu që rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. Megjithëse është akoma e paqartë se si çokollata e zezë redukton stresin, ajo është një burim i pasur polifenolesh; sidomos flavonoidet.

Një studim sugjeroi që flavonoidet mund të reduktojnë neuro-inflamacionin dhe vdekjen e qelizave në tru, si dhe të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Çokollata e zezë është një burim i mirë magnezi. Të konsumoni një dietë të pasur me magnez ose të merrni suplemente të tij mund të reduktojë simptomat e depresionit. Kur zgjidhni çokollatë të zezë, mundohuni të zgjidhni atë që përmban 70% ose më shumë. Çokollata e zezë sërish përmban sheqerna të shtuara, kështu që zgjidhni një porcion të vogël 1-3 gr.

4. Shafrani. Shafrani është një erëz që përdoret më së shumti në Indi dhe në gatimet aziatike. Përbërësi aktiv është kurkumina. Ky përbërës mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes duke reduktuar inflamacionin dhe stresin oksidativ që shpesh rritet te njerëzit që përjetojnë ndryshime në humor, si ankthi dhe depresioni. Një studim i 2015 zbuloi që kurkumina redukton ankthin te të rriturit obezë.

5. Kamomili. Shumë njerëz në botë e përdorin çajin e kamomilit si një mjekim herbal për shkak të vetive antiinflamatore që posedon, si dhe veti antibakteriale, antioksiduese dhe relaksuese. Shumë njerëz besojnë që vetitë relaksuese dhe antistres vijnë nga flavonoidet që janë të pranishme te kamomili. Studimet zbuluan që kamomili reduktonte simptomat e ankthit. Megjithatë, nuk parandalonte episodet e reja të ankthit. Çaji i kamomilit mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e ankthit.

6. Çaji jeshil. Caji jeshil përmban aminoacide të quajtura theanine. Kjo e fundit ka veti anti-stres dhe veti qetësuese si dhe mund të rrisë prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Një revieë e 2017 zbuloi që rreth 200 mg theanine përmirësonte vetë-relaksimin ndërkohë që reduktonte tensionin, në studimet te njerëzit. Çaji jeshil është mjaft i thjeshtë për t’u shtuar në dietën tuaj.

Continue Reading

LAJM PARA: KËSHILLA TË VLEFSHME – Shurupi i xhenxhefilit, si ta përgatisni për të trajtuar kollën por jo vetëm…
LAJM PAS: KËSHILLA TË VLEFSHME – Vlerat fanastike për një gjumë të qetë por jo vetëm, njihuni me çajin e jaseminës

TË FUNDIT

KËSHILLA – Si forcohet zemra juaj duke punuar me tepër…?
  • Aktualitet

KËSHILLA – Si forcohet zemra juaj duke punuar me tepër…?

2 weeks ago
KËSHILLA – Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen, simptomat e pazakonta të diabetit…
  • Aktualitet

KËSHILLA – Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen, simptomat e pazakonta të diabetit…

4 weeks ago
KËSHILLA – Pse gjithçka varet nga mosha, sa orë gjumë duhet të flemë?
  • Kryesore

KËSHILLA – Pse gjithçka varet nga mosha, sa orë gjumë duhet të flemë?

2 months ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

1 hour ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

1 hour ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.