KËSHILLA/ Si ta mposhtim lodhjen pranverore…

Ardhja e pranverës dhe ditët më të ngrohta na sjellin më shumë dritë dielli dhe na bën të jemi më aktiv. Megjithatë, disa njerëz, pavarësisht nga sasia e rritur e kohës së diellit, ndihen të lodhur, madje edhe në dep.resion. Gjatë dimrit, trupi prodhon më shumë melatoninë, hormonet e gjumit, ndërsa në pranverë ajo duhet të përshtatet me sasinë e rritur të dritës së diellit dhe fillon të fitojë më shumë serotoninë.

Disa njerëz priren të përshtaten, andaj për shkak të këtij ndryshimi ata mund të ndjejnë simptoma si lodhje, nervozizëm, marramendje, dhimbje koke ose depresion. Simptomat zgjasin rreth 3 javë derisa trupi të përshtatet me ritmin e ri. Për t’ju ndihmuar të tejkaloni këto simptoma, ju sjellim disa këshilla:

Mundohuni të kaloni sa më shumë kohë jashtë;

Ushtroni rregullisht -Pini lëngje sa më shumë;

Hani fruta dhe perime të freskëta.

Nëse dieta juaj nuk përmban perime me gjethe të freskëta me origjinë organike, arra dhe farëra, kjo mund të çojë në mungesë të magnezit.

Marrja e papërshtatshme e ushqimit është një nga shkaqet më të zakonshme të deficiteve të mineraleve dhe vitaminave në trup. Magnezi kontribuon në funksionin normal psikologjik dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe mungesa e tij për një kohë të gjatë shkakton simptoma të humbjes së përqendrimit dhe ndryshimeve psikike siç janë frika, ankthi ose nervozizmi.

Mungesa e magnezit është veçanërisht e theksuar te njerëzit me stres, diabetikët, pacientët kardiovaskularë, astmatikët, të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe atletët.

Magnezi i marrë para gjumit relakson muskujt, gjë që kontribuon në një gjumë më të mirë dhe rigjenerimin e trupit. /kp/

Loading...