
Covid-19 Corona , ky element viral tashmë i kthyër në një pandemi globale, vazhdon të zgjerojë rrezen e saj të infeksionit por matematikisht virulenca e saj po dekrementohet gradualisht. Sigurisht me ardhjen e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numer të caktuar por fatmirësisht humbjet e jetëve po dekrementohen me anë të një numri faktorial të vogël.
Si e kemi përmendur dhe me parë, ky element viral godet alveolen (njësinë tonë më të vogel të pulmoneve / mushkërive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër. Aktualisht në këtë moment përdorimi i pajisjeve tëe tjera më të lehta është i mundshëm duke evituar përdorimin në masë të aparaturave të shkallës së rëndë të cilën ne i quajmë Ventilatorë Reanimacioni / Respiratorë.
Intubimi Endotrakeal, kjo fazë e fundit e aplikimit është duke u evituar gradualisht pasi pacientët e infektuar me Covid po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazale / një lajm i mirë.
Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 6-7 muaj më parë pasi duke patur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhe relaksacioni të Covid-19. Pra hera- herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.
Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombulave të oksigjenit të cilat po ndihmojnë pacientët të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%). Pra vlera normale e oksigjenit në gjak e matur me Sensorë Oksimetrik të monitorit të pacientit ose me Sensorët oksimetrik portable, duhet të jetë 94-99 ose 100%.
Dekrementimi i vlerës së oksigjenit nën vlerën 94% pra 85-93% e cila është një vlerë nën normale, duhet të trajtohet menjëherë pasi qelizat e kuqe të gjakut Eritrocidet nuk oksigjenohen në vleren e duhur. Celulat e kuqe (Eritorcidet saturohen me oksigjen) shpërndahen në të gjithë indet dhe organet e trupit ndërsa rënia e vlerës së Oksigjenit do të thotë mos oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale. Pikërisht kjo situatë fillon të demtojë celulën e kuqe të gjakut dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80- 60 është një fazë ku celuat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i celulës e cila shkon deri në vdekjen e saj).
Pikërisht tashmë përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni por ajo që më bën përshtypje është fakti se pacientët po përdorin pa recetë të ashtëquajturat “Bombulat e oksigjenit” të cilat kanë over- presure shumë të madhe .
Këto bombula përmbajnë oksigjen të lëngshëm me një përqendrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme pasi siç e dimë, oksigjeni është një element kimik i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombul nga pakujdesia, mund të shkaktojë shpërthimin e bombulës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.
Bombulat e oksigjenit duhet të evitohen në përdorim pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?
Pacientët të cilët kanë vlera oksigjeni 84- 93% mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë me gjeneratorë oksigjeni vlera e të cilëve u shkon 5- 10 litra/min flow. Kjo vlerë e flow-t është mëse e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra gjeneratorët e oksigjenit eksptratojnë oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave.
Personat të cileve vlera e oksigjenit u zbret nga 80- 60, duhet menjëherë të dërgohen në qendrat spitalore për të marre trajtimin teurapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurtë.
Çfarë ndodh nëse ne përdorim bombulat e oksigjenit në raste të tilla?
Bombulat e oksigjenit siç e përmendëm dhe më parë, kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm brenda bombulës. Kanë valvulën dhe manometrin.
– Bombula e oksigjenit (Presioni 150 – 200 atmosferë)
– Valvula (Metal i thyeshëm)
– Mamomentri ( Kalibratori i vlerës së oksigjenit)
Shkaqet e rrezikshmërisë:
– Në qoftë se kemi një bombul oksigjeni në shtepi dhe padashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë ose afër stufës, afër ndonjë rezistence çfarë ndodh ???? (Mbase një shpërthim i bombulës si rezultat i presionit të oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Presure”.
– Në qoftë se bombulën e afrojnë në një temperaturë të ftohte dhe në qoftë se bombula rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në teperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Në qoftë se valvula thyhet, presioni është aq i lartë sa që përsëri bombula mund të shpërtheje dhe mund të shkaktojë dëme të medha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete).
– Personat të cilët kanë vlerën e oksigjenit nën 80, do u presohet oksigjen 15 – 20 litra në minutë (sasi shumë e lartë e presurës në mushkeri / pulmone) dhe kjo mund të shkaktojë rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërisëe duke i shkaktuar hemorragji nga presura e manometrit.
– Në qoftë se manometri dëmtohet, çfarë ndodh????? Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për tu aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkerive duke i shkaktuar rupturën (çarje dhe hemorragji).
Këshillat:
1- Në këtë kohë pandemie e rëndësishme është të kemi një puls- oksimetër në familje ku çdo ditç tç masim vlerçn e oksigjenit në gjak.
2- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85, përdorni gjeneratorët e oksigjenit (jane të sigurtë).
3- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60, personi duhet të dërgohet por trajtim më të specializuar në qendrën spitalore për trajtimin e sigurtë me oksigjeno- terapi.
4- Mbroni veten me anë të maskës qoftë dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë se madhe të elementit viral (Covid-19).
5- Disinfektoni duart shpesh herë me alkol mbi 70% ose disinfektantë me përmbajtje alkoli.
6- Mbani distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.
7- Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.
8- Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mengjes dhe në darkë.
9- Stimuloni energjinë pozitive për të evituar gjenerimin e hormonit të kortizolit (Hormoni më i dëmshëm në organizem i shkaktuar nga stresi). /Nga Inxhinieri Bio-Fizikant Ermand MERTENIKA/