Shkruan në Facebook Gjokë Jaku, ish- prefekt i Qarkut Lezhë: Jemi vend eksperimentesh, po tallen, provokojnë apo “bëja…se të thonë babë”?! Brenda 6 ditësh çmimi i karburanteve ndryshon sipas oreksit të kompanive e me bekimin e qeverisë, duke kap nivelin më të lartë.
Në dy vendet fqinje Mali i Zi sot çmimi i naftës 1.64 euro, Kosovë 1.67 euro, e ndersa në Shqipëri ku miliona ton naftë nxirren çdo vit nga nëntoka jonë e prej 100 vjetësh, nafta shitet me 245 lek, që i bie më shtrenjtë se në vendet fqinje dhe pse këto vende kanë të ardhura e paga mesatare më të larta se sa ne.
Kësaj i thonë “litarin në fyt” varfëroje popullin tënd, bëje që të ikë që një grusht njerëzish të mbretërojë në parajsën e republikës së oligarkëve e “rilindjes”.
Ti gëzojmë këto kohë pa makina, “këmbët e lehta e faqja e bardhë” thotë populli, të forcojmë durimin e t’na rrojë “me nder” partia “lidere” që e shplaftë mortja!