
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Të angazhuar maksimalisht për të menaxhuar me sukses furnizimin me ujë të pijshëm për Malësinë e Madhe.
Me drejtorin rajonal të Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, z.Besmir Lesha kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjitha palët e përfshira, për të garantuar një situatë optimale në pikun e sezonit veror.