Një vajzë 31-vjeçare ka rënë nga një shkëmb 35 metra i lartë dhe ka ndërruar jetë, në përpjekje për të bërë pozën perfekte që të festonte fundin e karantinës.
Aksidenti fatal ndodhi ditën e të diel, kur qeveria vendosi lirimin e masave në qytet. Olesia Suspitsina jetonte në Adalia ku punonte prej vitesh si guidë turistike.
Sipas asaj që raportohet nga gazetat lokale dhe ndërkombëtare, Olesia kishte shkuar për një shëtitje me mikeshën e saj në Parkun e famshëm Duden në Antalia i njohur për ujëvarat e saj të bukura, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi.
Gjatë shëtitjes e reja dëshironte të bënte një foto mbi një shkëmb ku në sfond kishte ujëvarat, por fatkeqësisht ka rrëshkitur dhe ka rënë duke gjetur vde kjen e menjëhershme.