Ambasada amerikane ben sot nje njoftim te rendesishem per te gjithe shqiptaret qe jane ne kerkim te punes nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara. Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, Ambasada Amerikane keshillon te interesuarit te “mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.
“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”- njofton ambasada.
Mesazhi i Ambasades
Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ?www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen