Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “Kërkojmë me çdo kusht fitoren”, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç: Kemi përgatitur një plan për Teutën

ShkodraWeb 12 February, 2022
brdaric para lacit

Vllaznia do të luajë nesër sfidën e javës së 20-të ndaj Teutës. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” e do të nisë në orën 16:45 dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të dalë nga kriza e rezultateve. Sot në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç i cili analizoi këtë takim, mungesën e golave nga sulmuesit, tifozët dhe objektat e skuadrës këtë sezon.

“Për ne nesër është një mundësi që të rikthehemi në rrugën e duhur pas suksesit në mesjavë ndaj Flamurtarit në Kupë. Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe kemi përgatitur një plan të mirë për ndeshjen e nesërme. E dimë shumë mirë si luan Teuta dhe kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbjen e atyre në “Loro Boriçi”.

Teuta? “Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, pasi Superliga është një kampionat i fortë dhe çdo kundërshtar duhet marrë seriozisht. Besoj se ne jemi në gjendje të mirë dhe mund t’ia dalim më së miri ndaj tyre”.

Nuk do të jetë Martini, por Arapi në stol? “Është kyçe që Teuta ka një trajner tjetër pasi skuadra ka një qasje tjetër. Për Martinin, kam një raport të mirë dhe e di që shumë shpejt do të jetë në krye të një skuadre tjetër dhe i uroj suksese në vazhdim”.

Gjendja e skuadrës? “E kam thënë shumë herë që ne nuk kemi vetmë 11 lojtarë. Mundësia vjen edhe për futbollistët e tjerë që nuk kanë luajtur shumë. Jam i kënaqur që Jonuzi është gati pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Lojtarët e tjerë që duan të marrin minuta duhet të punojnë shumë në stërvitje që të tregojnë se janë gati për të luajtur”.

Mungesa e golave nga sulmuesit? “Mustedanagic është një lojtar ofensiv dhe për mua nuk ka rëndësi kush shënon, por të kemi balanca në lojë. Sulmuesit duhet të shënojnë, unë shpresoj që të shënojnë pasi u duhet për vetëbesimin e tyre. Rëndësi ka që nesër që të bëjmë maksimumin dhe ne të marrim maksiumin në çdo takim”.

Tifozët? “Shpresoj që jo vetëm zoti i motit, por edhe zotit i futbollit të jetë me ne”.

Titulli i mbyllur? “Tirana është një skuadër që funksionon mirë dhe efikas, por edhe ata kanë shfrytëzuar mundësitë që kanë pasur e për këtë arsye janë shkëputur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi te vetja jonë, pasi Tirana vërtetë është lartë, por edhe ne kemi synimet dhe objektivat tona si ajo nesër që duhet të marrim me çdo kusht fitoren”, u shpreh Brdaric.

Post navigation

Previous: EMRI+FOTO – Pasagjerja me barkun e mbushur me flori në aeroportin e Stambollit është shqiptare, “korriere e bandave”
Next: VIDEO – Berisha prezanton Bardh Spahinë për Bashkinë Shkodër, mesazh publik rivalëve Angoni dhe Bushati…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.