Në shtatë ndeshje të zhvilluara, Sh qipëria numëron një fitore dhe barazim në miqësore përballë Francës dhe më tej pesë humbje. Përballë janë kampionët e botës, yjet e momentit në futbollin botëror, që në krahasim me Shqipërinë… s’kanë të krahasuar. Vlera e tyre, referuar tregut të futbollistëve, në bazë të të dhënave nga “Transfermarkt” është më shumë se 12-fish në raport me atë të kuqezinjve.
FRANCA – Kampionët e botës janë një ndër skuadrat me vlerën më të madhe në bazë të kartonëve të lojtarëve që ka në përbërje. Për t’u nënvizuar është fakti se vetëm me mungesën e Pogbasë (100 mln) dhe Mbapesë (200 mln), Franca ka jashtë të paktën trefishin e vlerës së Kombëtares shqiptare.
Për momentin, nga futbollistët e grumbulluar prej Deshampit, Antuan Grizman kryeson tabelën 130 milionë euro, vlera e kartonit sipas faqes me të dhënat e merkatos. Krahasimi? Sulmuesi i Barcelonës vlen gati sa dyfishi i vlerës së Shqipërisë. Për të vijuar me idenë e për balljes me kartonët e botës, mjaft të zgjedhësh një nga mbrojtësit, Varan apo Hernandez, dhe kartoni i secilit vlerësohet me 70 milionë euro. Thuajse sa të gjithë kuqezinjtë në këtë grumbullim.
SHQIPËRIA – Elseid Hysaj dhe Tomas Strakosha janë dy lojtarët më të vlerësuar, sipas “Transfermakrt”. Mbrojtësi i Napolit korrespondon me vlerën prej 23 milionë eurosh dhe 20 të tilla vlen kartoni i portierit të Lacios. Të dy së bashku janë ata që mbajnë peshën e milionave, më shumë se 50% të skuadrës kombëtare.
I treti në këtë klasifikim renditet mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, që me kualifikimin në Champions, ka arritur kuotën e 7.5 milionë eurove. Me vlerën më të ulët është 19-vjeçari i Veronës, Marash Kumbulla, me vetëm 75 mijë euro.